E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ligj per financimin e komuniteteve fetare"

Komunitetet fetare dhe financimi i tyre nga ana e shtetit, pa nderhyre ne pavaresine e tyre, kane qene dje ne qender te vemendjes se kreut te qeverise, teksa eshte zhvilluar mbledhja e Keshillit te Ministrave. Kryeministri Berisha rikujtoi faktin se duhet te merreshin masat per hartimin e nje ligji, i cili favorizonte komunitetet fetare ne vend. Ne fjalen e tij perpara ministrave, kreu i ekzekutivit nenvizoi se ne perputhje me Kushtetuten e vendit, qeveria ka firmosur rreth nje muaj me pare nje marreveshje historike, me komunitetet fetare, ne te cilen nuk paralajmerohet vetem kthimi i pronave por dhe financimi nga ana e shtetit. "Ështe nje marreveshje e cila rregullon marredhenien e shtetit me keto komunitete. Marreveshja percakton qarte se shteti do te hartoje dhe do te miratoje nje ligj, lidhur me financimin e institucioneve fetare, ligj te cilin une e mbeshtes, e perkrah plotesisht dhe e konsideroj shume te domosdoshem", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se ne shoqerine shqiptare, nuk mund dhe nuk duhet te kete te perjashtuar. Ai tha se ligji, i cili duhet te rregulloje detyrimin e shtetit per te financuar besimet fetare ne Shqiperi, nuk perben asnje lloj lidhje te besimeve me shtetin, por garanton vendosjen e nje te drejte ne vendin e vet, pasi ato nuk mund te jene te perjashtuar nga kjo shoqeri. Kreu i qeverise theksoi se hartimi i ketij ligji vjen edhe si nje domosdoshmeri per Shqiperine, duke qene se nje praktike e tille zbatohet edhe ne vendet e tjera demokratike te botes. "Qe te gjitha vendet e lira kane zhvilluar mekanizmat e financimit te ketyre institucioneve, duke mos krijuar asnje lloj varesie, duke ruajtur sekularizmin , si nje nga arritjet madhore te njerezimit dhe ne i qendrojme plotesisht ketij parimi", tha Berisha.

Kryeministri Berisha kerkoi nga Ministria e Kultures dhe ajo e Financave qe, ne bashkepunim me komunitetet fetare ne vend, te nisin hartimin e draftit, per financimin e komuniteteve fetare ne vend. Po keshtu ai kerkoi nga Ministria e Ceshtjeve Sociale me shume bashkepunim me komunitetet.

Akordi mes qeverise dhe komuniteteve fetare parashikon lehtesirat fiskale

Marreveshja e nenshkruar mes qeverise dhe feve, parashikon krijimin e lehtesirave fiskale per komunitetet fetare ne vend, duke i perjashtuar ato nga taksat. Nga ana tjeter sipas kesaj marreveshje, do te hartohet ligji specifik per financimin e bashkesive fetare nga shteti, duke u bazuar ne pervojen evropiane, per mbeshtetjen e veprimtarive te bashkesive fetare. Ne fjalen e mbajtur me kete rast, kryeministri Berisha deklaroi se ne nje kohe kur dallimet fetare kulturore ndjellin perplasje, shqiptaret jane modeli se si ato ndjellin bashkepunim, mirekuptim dhe harmoni. Njeheresh Berisha premtoi dhe kthimin e pronave


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›