E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juridiku, evakuim studentesh

Studentet kerkojne te gjendet nje godine e re per ta, qe te mos mbeten prapa me leksione

Studentet e Fakultetit te Drejtesise dhe Shkencave Sociale kane kerkuar dje, qe t'u gjenden ambiente per te vazhduar normalisht procesin mesimor. Ata jane shprehur se nuk kthehen me ne auditoret, muret e te cileve jane care dhe rrezikojne te shemben. "Jeta jone dhe e 1600 studenteve te tjere eshte ne rrezik, ndaj na gjeni nje vend te sigurt ku te mesojme", kane deklaruar perfaqesues te qeverise studentore. gjithashtu, mesohet se drejtues te Universitetit te Tiranes dhe te Fakultetit do te mblidhen sot urgjentisht, per te gjetur nje zgjidhje sa me optimale.

Auditoret

Studentet e Fakultetit te Drejtesise dhe Shkencave Sociale kane zhvilluar dje nje tubim, ne pritje te pergjigjes se tyre per ambientet e reja, kudo qofshin, mjafton qe te jene te sigurta per jeten e tyre. Ne emer te 1600 studenteve te Juridikut dhe te qindra te tjereve te Shkencat Sociale, kryetari i keshillit te studenteve, Indrit Sefa, ka kerkuar shtyrjen e procesit mesimor deri ne zgjidhjen e situates. Edhe qeveria studentore e Universitetit te Tiranes, me ane te nje deklarate per shtyp eshte shprehur pro vendimit te studenteve per te pezulluar mesimin. Kryetari i saj i ka bere thirrje institucioneve te gjejne nje zgjidhje per situaten e krijuar. Ne mbledhjen e tij, senati i rektoratit te UT eshte shprehur unanimisht per lirimin e ambienteve te Fakultetit te Drejtesise, me qellim rikonstruksionin e tyre. Pervec kesaj, Fakulteti Juridik ka numer te vogel auditoresh, cka e ben te veshtire mesimdhenien. Pikerisht per kete arsye, mesimi zhvillohet prej disa vitesh me turne.

Bojkoti

Pak dite me pare, Fakulteti i Drejtesise eshte "braktisur" nga studentet. Auditoret e tij prej 4 ditesh jane krejt bosh, per shkak se senati i universitetit te Tiranes, ka vendosur te pezulloje mesimin ne kete fakultet, ngaqe ai nuk eshte i sigurt. Bojkoti do te zgjase deri ne mberritjen e eksperteve, te cilet, pasi te bejne matjen e te gjithe parametrave inxhinierike, do te dalin ne perfundimin nese ajo eshte nje godine "e banueshme", apo jo. Ne mbledhjen e kaluar, senati i UT, i ka derguar nje leter edhe kryeministrit Berisha, me ane te se ciles i kane kerkuar atij qe te nderhyje, per te gjetur sa me shpejt nje zgjidhje. Dekani i Fakultetit te Drejtesise, Skender Kacupi, shprehet se mesimi eshte shtyre, por nuk ka dhene ndonje afat se kur studentet e ketij fakulteti do te mund te kthehen serish ne auditore. Megjithate, dekani Kacupi ka premtuar se keto dite mesimi nuk do te humbasin, por do te zevendesohen me ditet e pushimit. Godina e Fakultetit te Drejtesise rrezikon te shembet. Ajo ka pesuar carje ne auditoret e katit te pare, te cilat kane filluar te shfaqen tre vjet me pare, kur mbi te u realizua nje kat shtese, per llogari te Fakultetit te Shkencave Sociale. Kur u be kjo shtese, jane germuar themelet e godines se Drejtesise, pasi ngjitur me ta u ngriten kolonat mbajtese te katit te trete. Mendohet se pikerisht kjo nderhyrje ne themele ka shkaktuar edhe levizjet e dheut, gje qe ka sjelle carjen e tre sallave te katit te pare, madje edhe rreshqitje te korridorit, probleme te cilat kane ardhur duke u thelluar edhe me me kalimin e kohes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›