Qeveria rrit pagat per diplomatet
Qeveria mori vendimin per te rritur pagat e perfaqesuesve diplomatike te vendit tone ne cdo perfaqesi diplomatike. Keshtu, sipas vendimit te djeshem, pritet qe keto paga te rriten me rreth 6%, duke e nisur kete rritje nga paga e caktuar vitin 2007. Por qeveria ka marre dje vendimin qe po ne kete norme te rriten edhe pagat e personelit administrativo-teknik me kohe te plote dhe po keshtu edhe per ata punonjes me page te pjesshme. Sipas vendimit te marre dje, efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, te perballohen nga fondet e parashikuara, per rritjen e pagave, per vitin 2008. Po keshtu ngarkohen ministri i Puneve te Jashtme dhe ministri i Financave per zbatimin e ketij vendimi. Keshtu sipas vendimit te ri, nje ambasador i vendit tone ne perfaqesite e Shqiperise, kudo ne bote, tashme do te marre nje page mujore prej afersisht 1300 Euro nga 1200 Euro qe ishte percaktuar ne vitin 2007. Keshtu rritje do te kete edhe per kategorite e tjera te diplomateve dhe nepunesve ne ambasadat tona kudo ne bote. Kjo eshte edhe hera e dyte qe qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha, ka bere rritjen e pages mujore per diplomatet e Shqiperise, kudo neper bote. Por pages mujore te diplomateve u shtohet edhe tarifa per perballimin e jeteses se tyre ne vendet ku ata perkohesisht jetojne dhe punojne. Kjo tarife ndryshon ne baze te vendit, ku secili diplomat ushtron veprimtarine e tij dhe per pasoje eshte me e larte ne ato vende, te cilat kane nje standard me te larte jetese dhe pagese, se vendet e tjera. Keshtu, shtesa qe jepet per koston e jetes eshte me e larte ne vendet me nje standard me te larte ekonomik dhe llogaritet ne pese grupe kryesore, ne te cilat perfshihen te gjitha vendet ku ne kemi perfaqesi diplomatike. Por nga ana tjeter ambasadoret dhe diplomantet, kane te drejten qe te paguhen edhe per studimet e femijeve te tyre, ne rast se ata ndjekin shkolla publike dhe nga ana tjeter te marrin gjysme burse ne rast se femijet e tyre ndjekin shkolla private. Kjo rritje e dyte, e pagave te tyre mujore vjen menjehere pas Konferences se Ambasadoreve e cila kete vit mbajti punimet e saj per 4 dite ne Tirane dhe ne Shkoder. Gjate zhvillimeve te punimeve te konferences kryeministri Berisha kerkoi nga ambasadoret tane qe, pervec diplomacise klasike, ata te fokusoheshin edhe ne diplomacine ekonomike. Ne kete kuader Berisha u kerkoi ambasadoreve te benin te gjitha perpjekjet per te perthithur sa me shume biznesmene dhe investitore, per te ndertuar aktivitetin e tyre privat edhe ne Shqiperi. Kryeministri Berisha i siguroi ambasadoret se qeveria qe ai drejtonte i kishte marre te gjitha masat, per te siguruar edhe kushte lehtesuesve, per te gjithe ata investitore, te cilet kishin vendosur te ndertonin biznesin e tyre ne Shqiperi. Njeheresh Berisha kerkoi te behej e ditur se per te thithur investimet e huaja jane krijuar politika fiskale te pershtatshme per te gjithe investitoret. Fatjona Mejdini
Paga mujore e personelit diplomatik te Perfaqesive Diplomatike te Shqiperise, ne shtetet e huaja:
POZICIONIPAGA MUJORE 12 Paga baze mujore (ne euro dhe dollare USA)Shtese per perfaqesimin (ne %)Ambasador1268 Euro
75%Konsull i Pergjithshem951 Euro 75%Minister Fuqiplote951 Euro 40%Minister Keshilltar 951 Euro 40%Keshilltar703 Euro
40%Sekretar i Pare
dhe
Konsull634 Euro
40%Sekretar i Dyte480 Euro 40%Zevendeskonsull480 Euro Sekretar i Trete430 Euro 40%Atashe370 Euro
40%
Paga mujore e personelit diplomatik te Perfaqesive Diplomatike te Shqiperise, ne shtetet e huaja:
POZICIONIPAGA MUJORE 12 Paga baze mujore (ne euro dhe dollare USA)Shtese per perfaqesimin (ne %)Ambasador1268 Euro
75%Konsull i Pergjithshem951 Euro 75%Minister Fuqiplote951 Euro 40%Minister Keshilltar 951 Euro 40%Keshilltar703 Euro
40%Sekretar i Pare
dhe
Konsull634 Euro
40%Sekretar i Dyte480 Euro 40%Zevendeskonsull480 Euro Sekretar i Trete430 Euro 40%Atashe370 Euro
40%