E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qeveria nuk mbajti premtimet per arsimin, zgjidhja me PS ne pushtet"

Deputeti i PS, Marko Bello ka akuzuar qeverine se ka deshtuar ne reformimin e arsimit per shkak te mungeses se investimeve ne kete sektor. Duke folur ne nje konference per shtyp, Bello ka deklaruar se PS do te zgjidhe te gjitha problemet kur te vije ne pushtet, ne zgjedhjet e vitit te ardhshem. "Para 4 vitesh kryeministri Berisha, premtoi katerfishim te buxhetit per arsimin, sot buxheti nuk arriti te kalonte as 5% te GDP. Sot arsimi eshte ne rrezik per shkak te mungeses se seriozitetit te qeverise. Kesaj politike PS do t'i jape fund vitin e ardhshem", ka pohuar Bello. Sipas tij, jane keto disa nga arsyet perse arsimi shqiptar eshte sot ne krize, perse eshte rritur frikshem numri i analfabeteve, ndersa liberalizimi i arsimit, nje tjeter premtim i bujshem i qeverise, eshte katandisur sot ne nje arsim pa standarde, me diploma fiktive, me universitete private qe mbijne si kerpudhat pas shiut, vetem per te kenaqur xhepat e atyre qe japin licenca per universitete te paakredituara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›