E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Korrupsioni, fituam betejen

Lufta kunder korrupsionit ende vazhdon, pavaresisht se eshte fituar beteja kunder tij. Ky ka qene paralajmerimi i kreut te qeverise, teksa ka thirrur ne ndihme per monitorimin dhe shoqerine civile. Kryeministri Berisha deklaroi dje se, qeveria ka fituar betejen kunder korrupsionit, por ende lufta me kete fenomen te rrezikshem vazhdon. Nderkohe qe ne mbledhjen e djeshme te qeverise u ratifikua edhe marreveshja e grantit, ndermjet qeverise shqiptare dhe SHBA-ve, te objektivit strategjik per te luftuar korrupsionin. Sipas Berishes, kjo marreveshje e rendesishme do te ndikoje ne vazhdimin e luftes kunder ketij fenomeni te rrezikshem per shoqerine. "Betejen e kemi fituar, por lufta vazhdon dhe ne do te mund ta fitojme kete lufte. Fitorja e kesaj beteje nga qeveria shqiptare ka pasur jehone boterore", deklaroi kryeministri Berisha, duke permendur ketu edhe disa raporte nderkombetare, te cilat flasin per reduktimin e korrupsionit ne Shqiperi. Duke theksuar vazhdimin e kesaj lufte nga ana e qeverise, kryeministri Berisha deklaroi se korrupsioni eshte nje ajsberg, dimensionet e te cilit shtrihen jo vetem ne sektorin publik. Sipas tij, rrezik per perhapjen e ketij fenomeni jane ryshfetet ne kompanite vendase dhe te huaja. "Ne i kemi ratifikuar Konventat, por duhet te behen te gjitha plotesimet ne legjislacionin tone, ne menyre te vecante nenet antiryshfet ndaj kompanive vendase dhe te huaja. Konventat nderkombetare kane efekt kudo. Ne te gjitha procedurat qe ne mbulojme, duhet te kete nje kriter themelor te veshtrimit te tyre, kriteri antikorrupsion", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij, duke shtuar se dimensionet e korrupsionit shtrihen ne te gjitha fushat. Sipas Berishes, per te pasur sa me shume sukses ne kete lufte duhet qe te konsolidohet edhe nje monitorim i shoqerise civile ndaj ketij fenomeni. "Ne duhet te mendojme per nje sistem te forte e te konsoliduar te monitorimit dhe ky sistem kalon nepermjet shoqerise civile. Ajo ka meriten e zhvillimit te aftesive te domosdoshme per te permbushur misionin, ka meriten e dyte te madhe qe ka dialogun, hapjen dhe pavaresine," deklaroi kryeministri Berisha, teksa ka nenvizuar se kjo do t'i jepte me shume efikasitet edhe luftes ndaj ketij fenomeni. Po keshtu, kryeministri Berisha theksoi se vendosja e nje bashkepunimi te ngushte me shoqerine civile do te konsolidoje mekanizmin e monitorimit te institucioneve te shtetit. "Ka vend qe te jemi aktive, ne menyre qe te konsolidohet i gjithe mekanizmi i monitorimit te rrepte te shtetit, te qeverise, administrates, gjyqesorit, Parlamentit dhe te gjitha institucioneve. Kjo eshte transparence ndaj publikut. Publiku duhet te kete syrin e vet edhe nepermjet organizatave te pavarura qe jane ato te shoqerise civile", deklaroi Berisha, duke theksuar se ne kete menyre procesi do te behej me transparent per syte e publikut. Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›