Qeveria: Pagese per 1706 punonjesit e naftes
Qeveria vendosi diten e djeshme qe te ishin kompanite e naftes ARMO dhe ALBPETROL, te cilat do te paguanin edhe nxjerrjen ne asistence te nje pjese te punetoreve, te cilet kishin dale te papune si pasoje e privatizimit te ketyre kompanive. Keshtu ne vendimin e qeverise theksohet se kompania e naftes ARMO do te paguaje rreth 480 milione leke per asistencen e 606 punetoreve, te cilet dolen te papune si pasoje e ketij privatizimi. "Shoqerite do te perballojne me likuiditetet e veta, fondet e llogaritura per pagesen e punonjesve, qe dalin te papune. 478 988 502 (katerqind e shtatedhjete e tete milione e nenteqind e tetedhjete e tete mije e peseqind e dy) leke, per 606 punonjesit, qe dalin pa pune nga ristrukturimi i "Armo", sha-se, Tirane", theksohet ne vendimin e qeverise ne lidhje me detyrimet e qeverise ndaj ketyre te papuneve. Nga ana tjeter nje detyrim me i madh financiar, i bie edhe kompanise se naftes ALBPETROL, duke qene se numri i punonjesve te mbetur pa pune nga privatizimi i saj kap shifren 1100 punetoreve. "Jane 672 200 000 (gjashteqind e shtatedhjete e dy milione e dyqind mije) leke, per 1 100 punonjesit, qe dalin pa pune, nga ristrukturimi i "Albpetrol", sha-se, Patos", theksohet ne vendimin e marr dje nga qeveria. Po keshtu ngarkohet Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes per zbatimin e ketij vendimi.
Punesimi ne tatime, kriteret e karrieres
Qeveria miratoi diten e djeshme nje vendim sipas te cilit, nje pjese e punonjesve te cilet do te punesohen prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, duhet qe me pare t'i nenshtrohen nje teksti me shkrim dhe me goje qe do vezhgohet nga nje komision i posacem. Keshtu sipas vendimit, Ministri i Financave ngre nje komision me 5 anetare. Kryetar i komisionit eshte zevendesdrejtori i sherbimeve mbeshtetese dhe anetare, drejtori, perfaqesuesi i zyres, eprori direkt per pozicionin e vendit te shpallur te lire dhe dy personalitete te fushes ekonomiko-financiare dhe juridike. Ne kete menyre sipas vendit, te punesuarit prane ketij sektori te rendesishem duhet te kalojne nepermjet procedurave te vecanta.