Berisha: Askush nga familja nuk ndërhyn në vendimmarrje
Kryeministri Sali Berisha u pyet dje në studion e “Opinionit”, në rast se ndonjë person nga familja, konkretisht vajza e tij, ka influencuar në vendimet e tij si Kryeministër. Berisha tha se në mënyrë absolute, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga familjarët e tij. Sipas tij, vajza ka zgjedhur rrugën private dhe është specializuar në të drejtën tregtare. Kreu i qeverisë shtoi se vajza edhe mund të ishte angazhuar në jetën publike, por ishte zgjedhja e saj për të vazhduar punën si subjekt privat. “Të jem i sinqertë, mund të ishte angazhuar edhe në jetën publike, por zgjodhi rrugën e saj”, - tha Berisha. Ai tha në fund të fjalës së tij se garanton çdo qytetar shqiptar, që në vendimmarrjen e tij nuk ka pasur influenca nga familja.
Njëkohësisht, dje ai foli edhe për replikën në media të ish-diktatorit Ramiz Aliaj. Berisha tha se nuk e lexon ndonjëherë atë, por kërkoi nga gazetarët që ta pyesin për masakrën e Tivarit, ku janë vrarë disa mijëra të rinj, pasi sipas tij: “Ramiz Aliaj ka gisht në të”.