E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Askush nuk do guxojë të marrë ujin e fshatrave të Lumit të Vlorës

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot kandidatët e “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për qarkun e Vlorës.

Kryetari i PD-së gjatë fjalës së tij tha se “PD është e vendosur me aleancën e vet, sikundër paratë e buxhetit, paratë e taksave tuaja, t’ua ktheja para së gjithash dhe mbi të gjithash ju dhe vetëm ju, pasuritë publike t’ua kthejë ju në pasuritë tuaja dhe të mirëqenies tuaj”.

Berisha tha se “janë 36 fshatra në Lumin e Vlorës dhe përreth dhe shkojnë tani t’ua marrin ujin, t’i kthejnë në shkretëtirë”.

Berisha premtoi se “kurrë nuk do merret uji i tyre”, ndërsa parlajmëroi qeverinë që të “heqë dorë”.

“Do të dërgosh ujë ti në Dhërmi, ja ku i ke, derdhen në det mijëra metër kub ujë i ëmbël i cilësisë së parë. Merre me pompa, mbushi pompat dhe dërgoji. Po si do ua marrësh ti 34 fshatrave ujin? A e kupton ti se uji është jeta e tyre. Pa ujë ata duhet të largohen. Merr fund kjo!”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së shtoi se “Shqipëria Madhështore është Shqipëria e potencialeve të saj të jashtëzakonshme për të pasuruar dhe begatuar qytetarët e saj”

Berisha tha se “do marrë fund ndotja e qytetit nga tymi helmues”.

“A ka ndonjë vend, a ka ndonjë rreth, a ka ndonjë qark që të ketë potencialet mahnitëse turistike të Vlorës? Çfarë ndodh në Vlorë? Pas 12 vitesh, për të treguar se çarë shpirti ka, 12 vite më parë ndërtuam impiantin e pastrimit të ujërave të zeza. 12 vite me radhë i derdhi në det dhe nuk funksionon impianti se nuk paguajnë energjinë elektrike. Këta janë hajdutë pa kurrfarë norme. 12 vite, çdo verë dhe pranverë e mbulojnë Vlorën me helme dhe tyme helmuese sepse vjedhin paratë e landfillit të Vlorës. Miqtë e mi, kjo situatë merr fund”, tha Berisha. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›