E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Askush nuk mund të pretendojë se ka bërë detyrën duke mos parë në kopshtin e tij”

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e firmosjes së Fazës II të projektit “Sfida e Mijëvjeçarit”, pasi ka bërë një ekspoze të arritjeve në luftën kundër korrupsionit në projektin e Fazës I ka shtuar se duhet më shumë punë në vazhdim. Berisha tha se “një tjetër fushë e rëndësishme është drejtësia. Dua të garantoj se Qeveria ka një përkushtim të plotë dhe absolut për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera në tërësi. Është pikëpamje e palëkundur imja dhe e qeverisë sime se rrënues kryesor i pavarësisë së tyre është korrupsioni dhe se lufta kundër korrupsionit në këto institucione është kusht vendimtar që ato të gëzojnë pavarësinë kushtetuese ligjore që meritojnë dhe të përmbushin me dinjitet një mision të pazëvendësueshëm, shtyllë kryesore në një sistem demokratik. Por, askush nuk mund të pretendojë se ka bërë detyrën duke mos parë në kopshtin e tij është në mendjen dhe mençurinë më të lartë të këtij kombi. Drejtësia shqiptare ka hapur një kapitull të ri dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm duke kaluar nga mosdënimi në dënim. Kjo ka rëndësi kryesore për moralin e një shoqërie dhe ka rëndësi kryesore për suksesin e një lufte të tillë. Natyrisht, të gjithë ata gjykatës apo prokurorë në 10 apo 12 vite që nuk është përballur me ligjin, pavarësisht veprës që ka kryer. Kjo çështje mbetet për t u zgjidhur dhe do të zgjidhet nëpërmjet reformave”,- përfundoi Kryeministri.

Ky lajm është publikuar: 18/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›