Pasarelë mode me ngjyrat e shenjtores
Autori i Lajmit: red.
Këtë vit Nënë Tereza do të përkujtohet në një mënyrë krejt të veçantë se vitet e tjera. Një performancë artistike nën kujdesin e veçantë të Zonjës së Parë, Teuta Topi, "Nënë Tereza – Shenja shenjtërie". Ky aktivitet, veç faktit që është ndër të paktit, për të mos thënë i vetmi, në vigjilje të 5-vjetorit të lumturimit të Nënë Terezës, ndërthur performancën artistike të modës, duke stiluar veshjet me tri ngjyrat karakteristike të Nënë Terezës, me artin e poezisë dhe shoqërohet në fund edhe me një ankand pikturash, përfitimet e të cilit do të shkojnë për bamirësi. Është krejtësisht një diçka e veçantë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ideuar nga stilistja tashmë e afirmuar në botën e modës shqiptare, Merita Toçila, e cila sërish guxon të thyejë tabutë pas nxjerrjes së modeles shqiptare nudo në sfilatën më të fundit të kësaj pranvere, gjatë Javës së Modës të Tiranës, ku nuk mungoi buja mediatike. Studio "Toçila" është një emër i njohur në fushën e sfilatave të modës në Shqipëri. Merita Toçila ka realizuar disa sfilata mode duke filluar nga viti 2006 (Retro 50 ), më 2007 – "Pranverë 07" dhe në prill 2008 "Vjeshtë – Dimër". E pasionuar pas ideimit të veshjeve dhe realizimit të tyre në mënyrë vetjake, Toçila hyri në pasarelat shqiptare me guxim dhe entuziazëm. Ajo në veshjet që ka krijuar, gjithmonë e më shumë po tërheq vëmendjen e publikut që vazhdimisht kërkon risi dhe fantazi në botën e bukur të modës. E re, pasionante në kërkim të ideve bashkëkohore, Toçila po thyen tabutë e mentalitetit shqiptar të ngjitjes hap pas hapi. Ajo në vazhdimësi po ngjitet në botën e modës falë talentit, kulturës dhe pasionit. Sfilata e realizuar në homazh të shenjtores shqiptare Nënë Tereza në 5-vjetorin e lumturimit të saj, është mbështetur në veshjet e motrave të Nënë Terezës. Materiali i veshjeve të zgjedhur është mëndafsh i cili evidenton bukur format femërore dhe lëvizjen e tyre. Elementi koloristik është e bardha e ngrohtë, që ngacmohet lehtë nga vizime ngjyrë qielli dhe blu të shpërndara me mjaft delikatesë në pjesë të ndryshme të veshjeve.
Më shumë për aktivitetin
Do të ketë një performancë të veshjes së Nënë Terezës, por këto të para me njё sy artistik. Do të luhet me motivet që ka gjetur ajo në veshje, tre vijat blu që përkufizojnë pëlhurën e bardhë që mbështjell trupin, si në kohën kur njerëzit e njihnin dhe nuk e njihnin artin e prerjes. Kjo performancë e artit të kostumit do të lidhet me artet e tjera, siç është poezia të interpretuara nga dy aktorë që do të shoqërohen nga një bazë muzikore. Po në atë ambient do të realizohet dhe një ekspozitë pikturash me krijime të zgjedhura të piktorëve bashkëkohorë që kanë krijuar për Nënë Terezën, për ta bërë prezente dhe shumë të fuqishme figurën e saj. Kryefjala u takon krijimeve të risjella me motivin e Nënë Terezës, bardhë e blu, Stilimet do të jenë duke e rrethuar trupin e njeriut me një fluiditet pëlhurash dhe vijash. Muzika, ndriçimi, plateja apo dhe vendet ku do të ulet spektatori, do të vihen në funksion të përcjelljes së konceptit të realizuar. Në fund të performancës do të shfaqet modeli imazh.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008