E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Asnjë protestë nuk e zbeh rëndësinë e Kongresit të Lushnjës

“Asnjë protestë nuk mund të zbehë rëndësinë e kësaj ngjarje historike”. Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit Sali Berisha lidhur me protestën homazh të opozitës në kryeqytet. Nga qyteti i Lushnjës ku po merrr pjesë në përkujtimin e 92-vjetorit të Kongresit të Lushnjës Berisha ka vlerësuar këtë Kongres si shumë të rëndësishëm pas Pavarësisë së vendit dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa i ka cilësuar protesta si akt krejt normal, duke thënë se në demokraci cdo person ka të drejtën e protestës.
 

“ Protesta është e drejtë e cdo qytetari të lirë. Por duhet të shtoj se Kongresi i Lushnjës është një ngjarje me rëndësi për vendin dhe asnjë protestë nuk mund ta zbehë rëndësinë e saj. Mirënjohje të gjithë patriotëve të Lushnjës. Ky Kongres është vazhdimësi e Lidhjes së Prizrenit, është eventi që hodhi bazat dhe themelet e një shteti modern”-tha ai.
Në këtë ceremoni përkujtimore Kryeministri shoqërohet nga kryeparlamentarja Topalli dhe deputetë të tjerë të mazhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›