E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Traja, veproi kunder PD ne Strasburg”

Mazhoranca, ne vijimesi, eshte shprehur kunder dy kandidaturave per anetare te Gjykates se Larte, te propozuara nga Presidenti Bamir Topi dhe qe jane hedhur poshte dy dite ne pare me votat e Kuvendit. Kandidatura e Zamir Podes eshte kundershtuar nen argumentin e te qenit hetues ne kohen e diktatures dhe te te qenit tete vite me radhe anetar i Gjykates se Larte, para vitit 1998. Por, nje nder kandidaturat me te diskutuara dhe me te kontestuara nga ana e mazhorances se djathte ka qene ajo e Kristaq Trajes. Ai per nente vite me radhe ka qene ne Gjykaten e Strasburgut. Gjate kesaj kohe, sipas perfaqesuesve te mazhorances, Traja jo vetem qe ka qene ne te njejten linje me socialistet, por ka luajtur nje rol teper aktiv ne dhenien e nje imazhi negativ te nderkombetaret per PD dhe te djathten ne opozites, duke kulmuar me mbeshtetjen e rihapjes se hetimit edhe njehere per ceshtjen e mbyllur te vrasjes se liderit te dhjetorit, Hajdari. PD e akuzon Trajen se ka qene ai qe ka ndikuar, te kerkohej deshmia e liderit demokrat Berisha per kete ceshtje nga Gjykata e Strasburgut, duke shkaktuar jo pak probleme per liderin e djathte dhe mazhorancen e djathte. Per te cilen, Traja eshte nje kundershtar i forte i te djathtes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›