“Kuvendi u rreshtua dhe votoi politikisht”
Pese kandidatet qe u rrezuan dy dite me pare ne Kuvend, deklaruan dje se vota e deputeteve ishte politike. Altina Xhoxhaj, Medi Bici, Artan Zeneli, Kristaq Traja dhe Zamir Poda, vleresuan dje se procesi i dhenies se pelqimit per ta ishte i paragjykuar qe ne fillim. “Zvarritja e procesit, shkelja e procedures ligjore dhe praktikes te ndjekur deri me sot, por ndoshta edhe keqinterpretimi i vendimit te Gjykates Kushtetuese, ishin nje pjese e faktoreve qe me pas u shtuan me etiketime te pabaza ndaj nesh dhe paragjykime te demshme”, reaguan ata ndaj vendimit te Kuvendit. Duke vleresuar institucionin e Presidentit, ata rikonfirmuan rendesine e procesit dhe nevojen urgjente te ndarjes se te gjithe shoqerise nga paragjykime dhe para vleresime, qe mund te demtojne dhe thelbin e nje aksioni te drejte, te ndershem dhe transparent. “Ne jemi te gatshem, nese kerkohet te afrojme kontributin tone profesional”, vijuan pese kandidatet. Sipas tyre, vendimi i Kuvendit nuk cenon integritetin e tyre profesional, por rendon dinjitetin moral dhe njerezor. “Ne vleresojme se me shume se per ne profesionalisht dhe personalisht, Kuvendi ka cmuar te rreshtohet politikisht dhe te votoje politikisht”, vijuan ata.