E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Mocioni kunder Topallit, PS eshte ne proces vleresimi

Partia Socialiste le ne hije nismen e saj per shkarkimin e Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Prej me shume se dy javesh, lidershipi i selise roze pati deklaruar se do te kerkonte shkarkimin e Topallit nepermjet nje mocioni, i cili do te bazohej ne dokumentet e prokurorise per hetimin e ngjarjes se Gerdecit, si dhe vendimin i Gjykates Kushtetuese per emerimin e anetareve te Gjykates se Larte. Madje, pikerisht per kete ceshtje, socialistet paten vendosur ngritjen e nje grupi ekspertesh, anetare ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, qe te shqyrtonte pershtatshmerine ligjore e konstitucionale, lidhur me keto dy ceshtje. Por, me sa duket, ky qe starti dhe finishi i kesaj nisme. E kjo per vete faktin se nuk eshte bere asnje hap nga ana e PS-se ne drejtim te kesaj ceshtjeje. Madje, burime prane PS-se, bejne me dije se flitet dhe per nje terheqje te socialisteve nga nje nisme e tille. Nga ana e kupoles roze, pas deklaratave te bujshme per mocion ndaj Kryeparlamentares Topalli, tashme kemi nje qendrim konstant, i permbledhur ne nje fraze te njejte: “Jemi ne proces vleresimi”. Kjo eshte fraza e perdorur nga kryetarja e Grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, e cila, e pyetur shpesh mbi mocionin per shkarkimin e Topallit, jep te njejten pergjigje. Madje, gjate komunikimit te djeshem, duke marre shkas nga situata, ne te cilen eshte perfshire klasa politike, Leskaj, duke u ndalur te mocioni, vleresoi se, “sic e keni vene re, kemi te bejme me nje situate te re. Ashtu sic e kemi pohuar edhe me pare, jemi ne proces te vleresimit te kesaj ceshtjeje”. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›