Lezhe vidhet kembana e Kuvendit te Arberit ne Kallmet
I ka rezistuar pushtimit turk, sistemit komunist, por nuk i ka rezistuar dot grabitësve kësaj here. Ky është fati i kishës së Mërqisë në Lezhë, në të cilën është mbajtur edhe Kuvendi i Arbërit i vitit 1703. Këmbana tërësisht prej bronzi dhe me një peshë prej afro 300 kilogram është çmontuar dhe është hedhur nga lartësia për tu grabitur nga persona ende të paidentifikuar .
Për nga vlerat dhe rëndësia e saj kisha e Mërqisë në komunën e Kallmentit në Lezhë është radhitur si një monument kulture që mbrohet nga shteti, por ruajtja e këtyre vlerave nga vjedhja ka qenë e pamundur. Ende nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë grabitje, ndërkohë që bëhet e ditur se po vëzhgohen të gjithë pikat e grumbullimit të skrapit, pasi mendohet se ky do të jetë fati i kësaj këmbane.