E Diel, 1 Nëntor 2026

Villas-Boas i kënaqur me fitoren ndaj Villarrealit

Trajneri i Portos, Andre Villas-Boas, ka nënvizuar mosdorëzimin dhe unitetin e ekipit të tij, si arsye prapa fitores bindëse ndaj Villarrealit në Europa League.

Ekipi portugez e pa veten në disavantazh 1-0 në pjesën e parë të takimit të mbrëmshëm të parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, por më pas shënoi pesë gola në pjesën e dytë për të fituar 5-1.

Sulmuesi Falcao shënoi katër herë për Porton për të çuar në 15 numrin e golave në këtë garë këtë sezon, por Villas-Boas ka reaguar shpejt për të lavdëruar edhe pjesën tjetër të ekipit.

“Ishte një hap i mirë i parë drejt finales. Të shënosh 15 gola në tre ndeshje, kjo tregon talentin e lojtarëve. Falcao është përrallor, si edhe pjesa tjetër e ekipit, por edhe pse ai është një shënues fantastik, mua më duhet të nënvizoj paraqitjen e gjithë grupit”, ka thënë Villas-Boas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›