E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Bashkëpunim me NATO-n për rajon më të sigurtë

TIRANË- “Shqiperia do të bëjë gjithçka për një bashkëpunim sa më të mirë me NATO-n, për ta bërë rajonin sa më të sigurtë”,- u shpreh Kryeministri Sali Berisha sot gjatë konferencës dy ditore, me temë: "Mbrojtje e Zgjuar - Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore.

Kryeministri Berisha duke vlerësuar NATO-n si burim vitaliteti dhe stabiliteti në rajon, u shpreh se duhet një integritet i potencialeve të vendeve anëtare për përballuar me koston më të ulët obligimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. 

Sipas Kryeministrit, mbrojtja inteligjente është parësore për NATO-n. “Smart Deffencë (mbrojtje inteligjente) ka të bëjë me përcaktimin e qartë të prioriteteve dhe qëndrimin pas tyre, ka të bëjë me specializimin, të drejtën dhe kapacitetin mbrojtës. Ka të bëjë me një përdorim më të ngushtë c’ka bën të mundur një mbrojtje më efikase dhe të sigurtë. Lidhja e saj me krizën nuk është reale, kriza është në cdo kohë. Forcat e Armatosura të realizojnë sa më shumë, duke shpenzuar sa më pak”,- u shpreh Berisha. 

Kryeministri Berisha nënvizoi se Shqipëria së bashku me Kroacinë është e gatshme për të adoptuar doktrinën e NATO-s për sigurinë e rajonit dhe aleancës. Ndërkohë, u shpreh i bindur se Forcat e Armatosura shqiptare do të qëndrojnë në Afganistan për aq kohë sa do të qëndrojnë aleatët e mëdhenj.

“Frocat tona të armatosura janë të angazhuara në një sërë projektesh në konceptmin e Smart Deffence, dhe do bëjmë gjithka për të konsoliduar këtë koncept, të bindur të bëjmë rajonin më të sigurtë. Shqipëria do të qëndrojë sa kohë që SHBA dhe NATO do të qëndrojnë në atë vend për të dhënë kontributin e saj modest”,- deklaroi Berisha. 

Hobbs: Shumë vende, shkurtime të shpenzimeve për mbrojtjen
Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobbs i pranishëm në këtë konferencë, e vuri theksin tek ulja e shpenzimeve për armatime. Ai këshilloi vendet anëtare të NATO-s të kryejnë gjithnjë e më shumë operacione eficente, por që kanë edhe kosto të vogël.

Topalli: Burim stabiliteti në një botë të paparashikueshme
, kryeparlamentarja Topalli u shpreh se mbrojtja inteligjente është axhenda e këtij takimi për vendet e rajonit, që vjen në prag të Samitit të Çikagos. I gjithë rajoni sipas saj, do adresojë me shumë përgjegjësi këtë axhendë.
“Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, kemi të njejtën axhendë, të njëjtat qëllime. Aleanca e Atlantikut na bën të ndajmë të njëjtat vlera dhe interesa, duke luajtur rol kyc për paqen në rajon”, tha ajo. 

Topalli deklaroi më tej se shqiptarët janë sot krenarë që janë pjesë e kësja aleance. Sipas saj NATO përfaqëson sot një “burim stabiliteti në një botë gjithnjë e më të paparashikueshme”. 

Kryeparlamentarja shtoi se NATO është “Aleanca më e madhe e lirisë e të gjitha kohërave, histori suksesi, instrument i ruajtjes së sigurisë dhe vlerave”.

Konferenca
Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, organizon të hënën në Tiranë konferencën dy ditore me temë: "Mbrojtje e Zgjuar - Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes".

Konferencën do ta përshendesin kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, si dhe David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ndërsa në ditën e dytë të konferencës, ditën e martë, do të përshëndesë Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në konferencë do të marrin pjesë delegacionet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga Shqipëria, Austria, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Hungaria, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, si dhe zv/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Dr. Karl Lamers, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobbs, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-PA, ambasadori Alexander Vershbow, ambasadorët e akredituar në Tiranë, etj.

Në mbyllje të konferencës pritet një deklaratë e përbashkët dhe një konferencë për mediat. 
(el.me/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Bashkë me NATO-n për rajon më të sigurtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›