E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon tryeza e partive të vogla për reformën zgjedhore

TIRANE- Dështon tryeza e partive për reforëmn zgjedhore. Ndryshimet në kodin zgjedhor duhet të nisin me korrektimin kombëtar të këtij sistemi, pasi ai aktual spanjoll është adaptuar me deformime. Ka qënë kjo kërkesa e 23 partive të vogla, të mbledhura sot në tryezen që zhvillohet për reformën në sistemin zgjedhor. Duke bërë propozimet e tyre përkatëse përfaqesues të këtyre partive kanë bërë thirrje për një proces gjithëpërfshirës ku të garantohet parimi themelor ai i barazisë së votës. 

Kreu i PDS, Paskal Milo dhe bashkëmonitoruesi i kësaj tryeze Arian Madhi (i PR) në hapje të tryezës së partive të vogla për reformën zgjedhore deklaruan se gara e ardhshme elektorale duhet të jetë e barabartë dhe të plotësojë standartet europiane. Ndërkohë, diskutimet kanë degjeneruar në debate dhe akuza të ndërsjellata mes kryesocialistit Edi Rama  dhe përfaqësuesve të Ballit Kombëtar dhe Partisë Republikane.

Rusmajli: Zbatojmë me përpikmëri rekomandimet e OSBE
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në këtë tryezë, Ilir Rusmajli deklaroi se forca politike që ai përfaqëson është e gatshme të zbatojë në përmirësim të kodit zgjedhor të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.
“Erdhëm këtu për të dëgjuar shqetësimet e partive të vogla, pamë që pikëpamjet e partive janë të lrmishme, dhe duhet që të paraqesim vizionet, na duhet të përballim argumentat për cështjen, tha ai më tej. 
Rusmajli deklaroi më tej se PD është e gatshme të pranojë propozimet e partive të vogla.

Rama: S’ka sistem antidemokratik, pro përmirësimit
Kreu i PS Edi Rama gjatë fjalë së tij theksoi se partia e tij do përbahet rekomandimeve dhe standrateve të kërkuara nga ndërkombëtaret, për sistemin zgjedhor, ndërkohë nënvizoi se PS nuk kushtëzon reformën zgjedhore për përmirësimin e sistemit. 
“Është rast unikal që kërkohet mbështetja e partive të mëdha me të shara. Unë i konsideroj të shara dhe jo kritika. E përsëris kjo nuk ndryshon qëndrimin tonë në parim jemi të fokusuar tek standartet. Në radhë të parë besojmë se sistemi aktual. Dhe konsideroj se deri në momentin që flasim nuk ka asnjë arsye për të mos bërë progres në procesin e reformës zgjedhore. Nuk jemi në përfundmim për të thënë fjalën e fundit por jemi të bindur se me lista zgjedhore transparente dhe të auditueshme para dhe pas zgjedhësjeve dhe me identifikim të votuesve me kartën e identiteti dhe përmes teknologjisë së re, me numërim të shpejtë dhe transparent e të ndershëm, gjëra këto që janë diskutuar dhe mbeteten për tu artikulaur ligjërisht, dhe me KQZ të rifomatuar besoj se parimisht kemi një reformë, e cila nuk i jep të drejtë askujt që të thotë na i vodhët, na i morët.”,- deklaroi Rama. 

Lideri i PS-së, Edi Rama duke iu drejtuar përfaqësuesve të partive të vogla, ka nënvizuar se PS është e hapur të diskutojë në lidhje me propozimet e tyre, por sic tha ai, nuk duhet folur për një sistem antidemokratik.
“Ju keni kërkuar nga ne një qendrim për korrektimin kombëtar, nuk besoj që mund të na korrektoni opinionet. Për korrektimin hajdeni diskutojmë, nuk mund të shani sistemin nuk është e denjëe. E përsëris, nëse ky sistem funksionoka demokratikisht diku tjetëtr, të flasim për faktin se cfarë e bën të mos funksionojë këtu. Pra e bën procesi i deformuar, tek listat, identifikimi, administrimi, numërimi. Nuk ka sistem demokratik dhe antidemokratik njëkohësisht. Nuk mendoj që PS apo PD kur keni votuar për këtë sistem kemi bërë një votim jo demokratik. I qendroj zgjedhjes, nuk ka lidhje me antidemokratik”, nënvizoi ai. 

Rama replika dhe batuta me ‘ballistët’
Tryeza e politike për reformën zgjedhore ka degjeneruar në akuza dhe batuta mes kryesocialistit Edi Rama me përfaqësuesit e Ballit Kombëtar dhe Partisë Republikane. 
Rama-Spahiut
Ekrem ti e the dhe vetë se në burg të ka fuksionuar partia. Ti mos u qaj dhe mos më ndërprit. Po të ishe kaq i fortë ndërprisje Enver Hoxhën jo mua. Kështu erdhi puna se edhe Balli Kombëtar kërkoi ndihmë nga parti të majta. 
Roshi:
Mos trego përralla, keni marë vota me Kushtetute apo jo?
Milo:
Ju lutem mos replikoni
Rama:
Unë nuk ndërpreva njeri. Zakonisht ju hanit pula, lepuri ju ka mbetur në bark.
Roshi:
Me këto pseudo batuta nuk funksionon
Alimadhi:
Ju Rama keni nxjerrë njerëzit zvarrë në burgje. Ty nuk të shkon të shprehesh kështu, lëri pulat. Se ju keni ngrënë koka njerëzisht. Këtu e gjete ti të flasësh për ballistët.
Rama:
E kam pikë të dobit Ballit Kombëtar.
Alimadhi-Rames:
Pse zgërdhihesh.
Rama – Milos:
A mund t’i mbash në rresht ti këta? Se asaj pune s’keni çfarë t’i bëni.
Alimadhi:
Mos u shpreh më kështu se është hera e dyte që merreni me pulat dhe ballistët. 
Rama: I paske shënuar?

Replika e Ngjelës: Mos vendosni kushte në tryezë
Spartak Ngjela duke replikuar me Arian Madhin, një nga monitoruesit e tryezës i kërkoi që të mos vendoset ksuhte në tryezë.
“Kemi ardhur për debat nuk mund të më vendosësh kushte. Kemi bërë gabim që kemi ardhur nuk ishte gjë kaq e rëndësishme. Jeni në vetë apo jo, këtu flet njeriu si të dojë. Hajde të bisedojmë na jepni projekte. E vetmja gjë është se na janë vjedhur votat. Kutë kam ardhur të rregulloj kryeministrin që vjedh votat. Jam për mazhoritar të pastër, jo për këtë lojë. Manipuluesin e votave e kemi, por nuk do e lëmë këtë radhë. Ju nuk ju ka ardhur kryesori. Jua jap unë zgjidhjen, republikanët, LSI dhe tre katër parti rrëzoni kryeministrin dhe shpëtoni gjendjen. Nëse na kini për të tallur”,- theksoi Ngjela.
Paskal Milo si përgjgje tha se tryeza është mbledhur për të diskutuar për praimet dhe ksuhdo ka të drejtë të flasë. 

Petro Koci: Korrektimi i pamjaftueshëm për të shëruar sistemin
Kreu i PSV 91, Petro Koci e cilësoi kërkesën për korrektim kombëtar si një hap të vogël për ta korigjuar kodin zgjedhor.
Sipas tij, “Sistemi aktual është i sëmurë, pasi kodi elektoral legalizon vjedhjen me ligj, qindëra qytetarë mbeten të papërfaqësuar. Drafti i sotëm propozon një korrigjim brenda koalicioneve, që bëhet në kushtet e dëshpërimit, është një hap i vogël për të korrigjur një pjesë të defekteve. Në parim jam dakort por është e pamjaftueshme për ta shëruar sistemin”, tha ai.

Koci nënvizoi se, “çështja ka lidhje me demokracinë, me qyetarët që mbeten jashtë përfaqësimit. E ardhmja të kërkojë përpjekje të tjera më të pastra, më thelbësore”.

Partia Socialiste 91: Korrektim kombëtar pa prag
Gjergj Koja, në emër të partisë më të re opozitare, “Partia Socialiste 91” i dretjoi dy pyetje partive më të mëdha në vend.
“Nëse bëhet fjalë për propozime që ndikojnë hyrjen në Kushtetutë kot flasim. Ka paqartësi në draft. Nuk është e qartë që mandatet ndahen mes koalicioneve apo partia hyn në zgjedhje nëse është pjesë ose jo. Së dyti po e ndërlikojmë kot cështjen. Sistem korrektim kombëtar, korrektim kombëtar pa prag se po vendosëm pragje tjetër gjë”,- theksoi Koja duke shtuar se mbetet për tu parë cështja e minigrupeve dhe koalicioneve.

LSI, Haxhinasto: Barazi vote dhe korrektim kombëtar
Edmond Haxhinasto, në emër të LSI nënvizoi se dy parimet kryesorë të kësaj partie janë barazia në konkurim dhe barazia e votës.
“Ne do dëshironim që vullnetet politike të tranferoheshin në komisionin përkatës parlamentar. Pasi detyrimet tona ndaj sistemit demokratik duhen përfunduar sa më parë. LSI ka qenë e qartë që në fillim të saj, që nga hyrja e saj në skenën politike shqiptare, parimet janë: Barazia në konkurim, që të gjitha partitë politike të kenë mundësi të barabarta për të konkuruar. Parimi tjetër themelor është barazia e votës, që vota të ketë vlerën e saj të njëjtë, që zgjedhësit të kenë peshë të njëjtë pavarësisht ku e hedh votën. Ky parim përkthehet kontretisht dhe me skenëm që mund të ralizohet”,- deklaroi Haxhinasto. 

Haxhinasto nënvizoi se sipas LSI zgjidhja e problemit është korrektimit kombëtar dhe zvogëlimi i zonave zgjedhore.
“E para duke amenduar sistemin zgjedhor. Mendoj që mundt të përfshihen në diskutimin e sotëm. Në rast se do ruhet sitemi aktual shohim rrugët për zgjidhje. Për ne me rëndësi që të zvogëlohet numri i zonave zgjedhore në 6, si dhe të kenë numër të barabartë zgjedhësish, dhe e dyta korrrektimi kombëtar”,- theksoi Haxhinasto.

Spartak Ngjela: Zgjidhje vjedhjes së votave
Kreu i Partisë ‘Ligj dhe Drejtësi’ Spartak Ngjela vuri në ukje mungesën e një formule e për për mospërsëritjen e precedentit të vjedhjes dhe manipulimit të votave.
“Këtu nuk shoh një formulë. Unë s’kam ardhur për të lupyr. Këtu voton populli, deri tani janë manipuluar zgjedhjet. Keni gjë për manipulimin dhe vjedhjen. Nëse s’keni gjë ai që ka vjedhur do vjedhë prap. E dyta është të dimë sa mandate do rrinë pezull dhe sa do kalojnë. Këtu ka një kontraditë ndaj nuk kuptoj pse jemi mbledhur”,- deklaroi Ngjela.

Gjinushi: Korrektimi kombëtar heq deformimin e votave
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi gjatë tryezës së partive të vogla, e vuri theksin edhe njëherë tek korrektimi kombëtar i kodit zgjedhor.
Sipas tij, duke u adoptuar ky propozim nuk do të mund të deformohet më vota.
“Problemi që ngrihet është problemi i deformimit të votës, Realisht ne kemi adoptuar sistemin spanjoll dhe mund të them që është shumë e rrallë të gjesh një sistem spanjoll që deformon votat si në Shqipëri. Ne kërkojmë që të hiqet deformimi i votave, duke futur një metodë të korrektimit kombëtar”, tha ai. 

Sipas Gjinushit, propozimet e të vegjëlve do zbusin deformimin e votës, do i krijojnë parlamentit më pak polarizim, si dhe do rrisin stabilitetin e qeverisë.

PDS, Milo: Garë të barabarte
Kreu i PDS, Paskal Milo në hapje të tryezës së partive të vogla për reformën zgjedhore deklaroi se gara e ardhshme elektorale duhet të jetë e barabartë dhe të plotësojë standartet europiane.

“Gara e ardhshme të jetë e barabartë dhe të plotësojnë ashtu si na kërkohet nga faktorët ndëkombëtar të gjitha standartet e duhura për të plotësuar kriteret e nevojshme për integrimin e Shqipërisë. Shqetësimi ynë ka qenë që së bashku të realizojmë atë që kemi menduar që në nisje, tranparenca dhe gjithëpërfshirja. Ne kemi shpresë që faktorët politikë do dëgjojnë me vemëndje shqetësimet tona që vijnë nga ideja që ne të kontribuojmë të gjithë së bashku, të hartojmë një kod zgjedhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- deklaroi Milo, njëri nga monitoruesit e tryezës.

PR, Madhi: Gjithëpërfshirja rëndësi të veçantë
Kreu i grupit parlamentar të PR-së Arian Madhi gjatë fjalës së tij nënvizoi se barazia e votës është një nga parimet themelore për standaarte demokratike.
“Reformat janë kush i anëtarësimit . Kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që zgjidhim problemet me tranparencë dhe konsensus dhe kompromis. Nëse ne do bëjmë gabime disa ditë, do të paguajmë për shumë gjatë. Ne nuk do lejojmë luksin te kemi që kodi zgjedhor të kalojë parimet Kushtetuese. Parimi themelor është barazia e votes ose zgjedhje të barabarta”,- deklaroi Madhi, njëkohësisht bashkëmonitorues i tryezës.

Reforma zgjedhore, sot tryeza e 23 partive, mungon Meta-Berisha
23 parti parlamentare ose jo, do të mblidhen sot në një tryezë të përbashkët për reformën zgjedhore. Nisma për zhvillimin e kësaj tryeze është marrë nga aleatët e vegjël të socialistëve, të cilët më shumë se sa aleatët e PD-së janë të shqetësuar në lidhje me qëndrimin jo shumë të vendosur të PS-së për të çuar deri në fund porositë e tyre për korrigjim të sistemit zgjedhor.

Në tryezë janë ftuar edhe kryetarët e dy partive të mëdha. Kryetari socialist, Edi Rama mësohet se do të jetë i pranishëm. Ndërsa kryeministri Berisha bëri dje të ditur se do të mungojë për shkak se do të marrë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve të autostradës Tiranës-Elbasan. Ndërkohë burime zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se në kësaj tryeze do t’i mungojë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.

(el.me/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama: S’ka sistem antidemokratik, pro përmirësimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›