E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Bashkepunojme,por kutite nuk do hapen Rozeta Rapushi

Pushimet nuk e kane ndryshuar aspak qendrimin e Kryeministrit Sali Berisha se kutite nuk hapen dhe ligji nuk mund te shkelet. Nga Himara, duke folur per situaten politike dhe ngercit qe ka mbetur ne vend, Berisha tha se mbetet i qendrimit se do te zbatoje vetem ligjin dhe Kushtetuten ne procesin e transparences se zgjedhjeve. Si dhe rekomandimeve dhe rezolutes se Parlamentit Evropian, per vendin tone. "Ka nje rezolute te Parlamentit Evropian. Une mbetem per zbatimin e saj germe per germe dhe ne frymen e saj totale. Rezoluta percakton qarte se cfare duhet te hetohet dhe une i qendroj plotesisht asaj, i qendroj plotesisht ligjeve dhe Kushtetutes se vendit. Shqiperia nuk mund te behet dhe zhbehet. Shqiperia behet vetem duke respektuar ligjet dhe Kushtetuten e saj dhe duke i permiresuar ato, jo duke i shkelur", tha prere kryeministri. Sipas tij, rezoluta ka percaktuar qartesisht hetimin e materialeve te votimit, pa perfshire aspak fletet e votimit ne kuti. "Ka pasur ndonje deputet te thekur te majte qe kerkoi me shume, por 547 deputete evropiane votuan per materialet e votimit, te cilat nuk perfshijne fletet e votimit. Te gjitha te tjerat, cka eshte ne kuadrin ligjor, cka eshte ne kuadrin kushtetues, qendroj plotesisht i vendosur te bashkepunoj me opoziten", beri te qarte kryeministri. Me kete qendrim, Berisha, theksoi edhe nje here faktin se opozita tashme duhet te kenaqet vetem me kontrollimin e materialeve zgjedhore dhe asgje me shume, pasi kete jo vetem qe nuk e le ligji por as nderkombetaret. Nga ana tjeter, kreu i qeverise tha se eshte i hapur te degjoje dhe bisedoje me partite e vogla politike per reformen zgjedhore si dhe bashkepunimin per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit lokal. "Une dua t'ju garantoj se jo vetem ne keto zgjedhje, por, ne qofte se merr ne teresi praktiken time, jane koalicionet dhe gjeresia ndaj kerkesave te partive te vogla. Keshtu qe, une mbetem plotesisht i hapur dhe i degjoj me shume vemendje ato, te te gjithe spektrit, te majta, te djathta. Ato jane pjese e realitetit shqiptar dhe une nuk mohoj realitetin", tha Berisha nga Himara, duke hapur dyert keshtu per bashkepunim te metejshem me te vegjlit. Reagimi per bashkepunim i kryeministrit, erdhi ne nje kohe kur nga ekspertet dhe juristet po kerkohet gjithnje e me shume realizimi i reformes zgjedhore per zgjedhjet e pranveres se ardhshme. Perballe ketyre thirrjeve, mbetet i pazgjidhur ende, ngerci politik per transparencen e zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009. Ne nje kohe kur forcave politike i nevojitet nje kuader me i mire ligjor zgjedhor per procesin e ardhshem elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›