E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha, mos digj fletet e votimit Qamil Xhani

Deklarata e kryeministrit Sali Berisha per respektimin e rezolutes se Parlamentit Evropian, eshte interpretuar nga Partia Socialiste si pranim i kerkeses se saj per berjen e transparences. Pas deklarates se kreut te qeverise, nenkryetarja e Grupit socialist, Vasilika Hysi, deklaroi se kryeministri eshte drejt permbushjes se kerkesave te Partise Socialiste, per berjen e transparences se zgjedhjeve. "Me ne fund Sali Berisha pranoi domosdoshmerine e hapjes se kutive dhe hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit, e cila ka rene ne vesh te shurdher", u shpreh deputetja e Partise Socialiste. Ajo ka komentuar se qendrimi i kreut te qeverise per ngritjen e komisionit hetimor dhe ceshtjen e kutive me material zgjedhore eshte sinjali i nje respektimit te kerkeses legjitime te Partise Socialiste. "Sigurisht, qe u desh plot nje vit qe kryeministri te kuptonte rendesine dhe legjitimitetin e kerkeses se opozites, kerkese e cila muaj pas muaji gjeti gjithmone e me shume mbeshtetjen e partnereve dhe faktorit nderkombetar. Por, me mire vone se kurre" , tha dje ne nje konference per mediat Nenkryetarja e Grupit Parlamentare te Partise Socialiste. Hysi ka theksuar se pas qendrimeve te kryeministrit Berisha per nevojen e hetimit te zgjedhjeve te dhe hapjes se kutive me materiale zgjedhore duhet qe mazhoranca te mos djeg kutite qe permbajne fletet e votimit. "Ne kete moment eshte tejet e rendesishme qe jo vetem te behet transparenca e plote e zgjedhjeve te 2009, por qe Sali Berisha, pas pranimit te kerkeses per hapjen e kutive, te heqe dore nga ideja qesharake per te djegur fletet e votimit", u shpreh deputetja e PS-se, Hysi. Nderkohe qe pak dite me pare perfaqesues te Partise Socialiste deklaruar se negociatat mes krereve te grupeve parlamentare do te vijonin edhe gjate pushimeve te veres. Propozimi me i fundit qe eshte bere per Partine Demokratike eshte qe komisioni hetimor te marre ne shqyrtim materialet zgjedhore, por pa zbatuar nenin 178 te Kodit Zgjedhor, qe nenkupton djegien e kutive te votimit. Sekretari Ligjor ne Partine Socialiste, Fatmir Xhafaj ka deklaruar pak dite me pare se propozimi per mos djegien e kutive i eshte bere mazhorances dhe pritet nje pergjigje prej saj. Ne lidhjen e realizimin e nje marreveshje deputetet e PS-se jane shprehur se jane te gatshem te mbledhin ne menyre te menjehershme Kuvendin, per te finalizuar marreveshjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›