Berisha: “Bashkohuni me PD-në drejt ëndrrës evropiane”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
PD, mbyll fushatën
Partia Demokratike ka mbyllur dje në mbrëmje fushatën elektorale me një miting në sheshin “Skënderbej”, ku kreu i kësaj partie dhe kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen me PD-në drejt ëndrrës evropiane. Shefi i selisë blu ndër të tjera nënvizoi: “Sonte uragani i fitores është shtruar në sheshin blu të fitores sonë”. Në fjalimin e fundit të kësaj fushate, Berisha e ka konsideruar fushatën e partisë që drejton, si fushatë të komunikimit njerëzor. “Në këtë fushatë jo vetëm në mitingje e në takime, por për herë të parë kam komunikuar me 1 milion e 700 mijë shqiptarë me sms me telefon e me e-mail. Duhet t u shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që iu përgjigjën mesazheve të mia me mendime, mbështetje e inkurajime”, - u shpreh Berisha. Mes brohoritjeve të turmës, kreu demokrat i ka ftuar shqiptarët të bashkohen me ëndrrën evropiane të Partisë Demokratike, duke theksuar se projekti i Shqipërisë evropiane është ajo që meriton vendi. “Të bashkohemi së bashku në ëndrrën tonë evropiane, sepse ëndrra jonë i pranon të gjithë, ëndrra jonë i mirëpret të gjithë. Për ne shqiptarët projekti i Shqipërisë evropiane është projekti më i bukur, i së ardhmes që meriton çdo njeri”, - deklaroi Berisha. Duke renditur ato që ai i quajti arritje të qeverisë së tij në katër vitet e shkuara, Berisha ftoi shqiptarët të kontribuojnë me votën e tyre për ta bërë “Shqipërinë si zonjë mes kombeve të Evropës”. Berisha përmendi si arritje të qeverisë së tij, anëtarësimin në NATO, rrugën Durrës-Kukës, luftën kundër korrupsionit dhe rritjen ekonomike të vendit. “Në 4 vite ia dolëm të faktojmë se ëndrrat tona dimë t i bëjmë realitet. Endrrën e NATO-s e bëmë realitet ne, së bashku ëndërruam bashkimin e kombit tonë dhe shembën male”, - u shpreh kreu demokrat. Ndër të tjera, Berisha nuk la pa përmendur premtimet që shoqëruan fushatën e këtyre zgjedhjeve. Punësimi, rritja e rrogave dhe pensioneve, zgjidhje të problemit të pronave, legalizimet e banesave, zgjidhjen e problemeve të fermerëve dhe shkollim evropian për të rinjtë, këto kanë qenë disa nga premtimet që përmblodhi kreu demokrat në fund të rrugëtimit 30-ditor nëpër Shqipëri. “Më 28 qershor askush nuk humbet, do të fitojë Shqipëria. Votoni si qytetarë të lirë nderoni votën tuaj, për projektin tonë evropian. Votoni 10-tën”, - kështu u mbyll fjalimi i fundit i Berishës.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009