OKB 47 - Gromiko: “Veto ndryshimit të kufijve ballkanikë”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Shërbimi i jashtëm i “Uashington Post”
17 korrik 1947 - Rusia tha vonë ditën e sotme se plani i Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur rrëmujën e kufijve ballkanikë, është i “papranueshëm”, kështu që ajo do t i drejtohej direkt mundësisë së përdorjes së vetos në Kombet e Bashkuara. Zëvendësministri i Jashtëm sovjetik, Andrei A. Gromiko, i tha Këshillit të Sigurimit se propozimi i Shteteve të Bashkuara për krijimin e një përfaqësie gjysmë të përhershme vëzhgimi për kufirin e Ballkanit, ishte një “thyerje e rëndë” e statutit të Kombeve të Bashkuara. “Delegacioni sovjetik, nuk mund të bjerë dakord me krijimin e një komisioni të tillë”, - shtoi më pas ai. Gromiko foli për 45 minuta me radhë, duke qenë dhe pika kulmore sipas disa delegatëve, të cilët e quajtën një bllokim të modifikuar të Polonisë që foli 40 minuta dhe Jugosllavinë që foli për 58 minuta. Po t i shtojmë dhe kohën e përkthimit, të tria këto fjalime e mbajtën të angazhuar Këshillin nga mesi i mëngjesit deri afër mbrëmjes.
SHBA ka votat, por Rusia ka veton
Në bazë të argumenteve të deritanishme, Shtetet e Bashkuara do të mbështeten nga Britania, Kina, Belgjika, Brazili, Siria dhe Australia, të cilat do të sigurojnë 7 votat e mjaftueshme që rezoluta të kalojë. Një rreshtim i tillë do ta linte veton e Rusisë si të vetmen pengesë. Polonia është e vendosur për të mbështetur planin rus, ndërsa Franca me Kolumbinë nuk e kanë bërë akoma të qartë pozicionin e tyre edhe për shkak se kishin luajtur rolin e tyre për të sugjeruar një kompromis në lidhje me propozimin amerikan. Gromiko bëri edhe një herë apel për zgjidhjen direkte të debateve për kufirin dhe u ankua se Vasili Dendramis, ambasadori grek, “dëgjon gjakftohtë, por nuk bën asgjë për të kontribuar drejt arritjes së një zgjidhjeje. Delegati sovjetik paralajmëroi këshillin se rezoluta amerikane mund të përshkruhet si një tentativë “për të krijuar një ekran veprimet e të cilit kryhen nga shtete të caktuara në Greqi, të cilat përbëjnë ndërhyrje të vërtetë në çështjet e brendshme të Greqisë.
Disa delegatë janë optimistë
Pavarësisht sulmeve të ashpra ndaj planit amerikan, disa delegatë mbajtën shpresa se Gromiko nuk do ta përdorte veton. Disa nga këta persona ndjenin se Rusia shpresonte ende për vonesa që do të sillnin një lloj kompromisi dhe do t i hapnin rrugën Gromikos për të abstenuar. Duke mbështetur Rusinë, Polonia fajësoi Greqinë për shqetësimet dhe kërkoi tërheqjen e menjëhershme të trupave të huaja nga Greqia, zgjedhje të reja dhe formimimin e një koalicioni qeveritar “përfaqësues të të gjithë kombit”. “Për hir të popullit grek dhe për hir të paqes në botë, është e domosdoshme që Greqia të dalë nga rrjeti i politikave ndërkombëtare të fuqisë”, - tha doktor Oskar Lange. Si Rusia, edhe dy satelitët sovjetikë refuzuan propozimin amerikan për një komision gjysmë të përhershëm të OKB-së në Ballkanin e trazuar. Në të njëjtën kohë, ata kundërshtuan ashpër një raport të menjëhershëm të Komisionit të Kombeve të Bashkuara, i cili i bënte përgjegjëse Jugosllavinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë për shqetësimet e kufirit. Askush nuk e përmendi direkt për pushtimin e njoftuar të Greqisë nga Shqipëria, raportuar brenda javës së kaluar nga zyrtarët e qeverisë greke, e cila e ka përshpejtuar atmosferën që rrethon debatin lidhur me një zgjidhje të OKB-së. Presidenti i Këshillit, Lange, tha se situata e brendshme në Greqi ishte përkeqësuar nga prezenca e trupave të huaja. Ai i kërkoi Këshillit të urdhëronte “të gjitha forcat e armatosura dhe këshilltarët ushtarakë të tërhiqeshin menjëherë”. Duke bërë thirrje për rivendosjen e unitetit kombëtar mes popullit grek, Lange tha se këto hapa ishin të nevojshme: “Rivendosja e lirisë demokratike, ndërprerja e luftës civile duke përdorur amnistinë e përgjithshme, formimin e një qeverie koalicioni që do të ishte përfaqësuese e vërtetë e kombit grek, zgjedhjet e reja dhe ndalimin e përndjekjes së minoriteteve kombëtare”. Kryeministri grek, Demetrios Maksiomos, erdhi në pushtet 24 janarin e kaluar. Qeveria aktuale greke është një koalicion i qendrës dhe i së djathtës. E majta nuk përfaqësohet. Në mars të një viti më parë dhe shtatorin e kaluar, grekët votuan 3 me 1 në referendumin që do të sillte në pushtet Mbretin. Britania ka ende disa trupa në Greqi, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë këshilltarët e programit të ndihmës “Truman”. Fjalimi i gjatë i Dr. Joza Vilfan të Jugosllavisë, përgjithësisht ishte një përsëritje e të gjitha argumenteve të paraqitura nga shtetet e mbështetura nga sovjetikët. Ai kritikoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e rekomandimeve të komisionit, për të cilat ai tha se shkelnin statutin e OKB-së dhe se përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara përdorën “elementët e presionit“. Hershel V. Xhonson, zëvendësdelegati amerikan, kërkoi pa sukses të bllokonte fjalimin jugosllav me shkakun se debati i lirë kishte përfunduar. Më parë se të hapej debati për Ballkanin, Këshilli me shumë shpejtësi ra dakord të shqyrtonte ankesën e Egjiptit kundër Britanisë, në të cilin Kajroja kërkonte tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe përfundimin e regjimit britanik në Sudan. Sir Aleksandër Kadogan, delegati britanik, kërkoi kohë për të mbledhur ekspertët që të mblidhnin provat. Këshilli vendosi të mos e fillonte debatin përpara datës 5 gusht.
Rezoluta dhe kundërshtimet
Organizata e Kombeve të Bashkuara propozoi që Asambleja e Përgjithshme të merrte ndonjë masë, sepse për shkak të vetos ruse, Këshilli i Sigurimit dështoi ta bënte diçka të tillë, domethënë të dënonte Jugosllavinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, sepse kishin ndihmuar gueriljet greke. Rezoluta amerikane kërkoi gjithashtu rivendosjen e Komisionit, tashmë të shpërbërë, të Kufijve Ballkanikë për të vëzhguar zhvillimet përgjatë kufirit grek. Franca, Suedia, Norvegjia, Kuba, Etiopia dhe disa vende të tjera bënë të qartë përpara Asamblesë se ato kishin hezituar për sa u përket dëshirave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto vende po kërkojnë kompromis ndërmjet pikëpamjeve ruse dhe amerikane në lidhje me problemin grek, sikur po kërkohet një kompromis mes së drejtës dhe së gabuarës, mes së vërtetës dhe gënjeshtrës. Këto shtete nuk duan që Jugosllavia, Bullgaria dhe Shqipëria të dënohen, megjithëse të gjitha provat provojnë fajësinë e tyre deri në atë pikë sa ekziston shqetësimi dhe i një ndërhyrjeje të Greqisë.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009