E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Votoni PD-në, të ardhmen në Evropën blu”

Autori i Lajmit: red.
Kreu i PD-së dhe kryeministri Berisha zhvilloi pasditen e djeshme takimin përmbyllës elektoral në Durrës, me banorë të këtij qyteti. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Partive Popullore Evropiane, z. Uillfrid Martins. Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: “Jam sot këtu për t ju bërë një thirrje vëllazërore të gjithë qytetarëve të Durrësit: bashkohuni me ne. Me votën tuaj votoni 10-ën, sepse keni votuar për Durrësin, për infrastrukturën moderne të tij, për portin e tij evropian, për furnizimin e tij me ujë 24 orë, keni votuar për Durrësin, fytyrën turistike të Shqipërisë dhe kombit mbarë, keni votuar për Durrësin, gjenerator i fuqishëm i punësimit të durrsakëve dhe shqiptarëve, parkun e tij industrial, universitetin e tij modern. E diela është e diela e idealeve tona evropiane. Të dielën, Durrësi blu voton për veten e tij, voton 10-ën, voton Shqipërinë blu, voton të ardhmen e tij në Evropën blu, e cila mezi pret në gjirin e vet qytetin mijëravjeçar, djep i fuqishëm i kulturës perëndimore të kombit shqiptar, kryeurë e lidhjes së tij me Perëndimin”,- tha Berisha.

Ky lajm është publikuar: 27/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›