E Diel, 1 Nëntor 2026

Pittella politikës shqiptare: Debatoni por dhe bashkëpunoni

Rikthehen thirrjet e politikës ndërkombëtare ndaj politikës agresive shqiptare. Kësaj radhe është zv.Presidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pittella, i cili lëshon thirrje ndaj forcave politike shqiptare të bashkëpunojnë. Sipas tij klasa politike shqiptare në debatet e tyre konfrontohen shumë ashpër. Më tej Pittella shton se demokracia lejon konfrontimin në politikë, por nuk duhet të mungojë dhe bashkëpunimi dhe sidomos në luftën kundër korrupsionit, ku thekson se nevojitet më tepër punë. Vazhdimisht thirrjet për bashkëpunim nuk kanë munguar në drejtim të Shqipërisë dhe duket se do të kemi edhe më tepër në të ardhmen, duke qenë se përpara kemi një temë shumë të nxehtë për zgjidhje, zgjedhjet presidenciale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›