Berisha-Berluskoni: Italia, mbështetje për vizat dhe integrimin në BE

Romë, 12 shkurt, NOA- Kryeministri
Sali Berisha u shpreh se ka marrë garancitë e Italisë për liberalizmin e vizave,
procesin e integrimit në BE dhe shtimin e investimeve mes dy vendeve.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin
Berluskoni, Berisha theksoi se Shqipëria është një vend që po kapërcen të
gjitha pengesat për investitorët italian.
I kërkova kryeministrit Berluskoni dërgimin e
mesazheve të qarta për investitorëve italian në Shqipëri, u shpreh Berisha. Ai
ka ftuar kryeministrin Berluskoni për një vizitë në Shqipëri dhe ka shprehur
bindjen se Italia është partner i strategji i Shqipërisë.
Jemi të hapur për energjinë nukleare. Jam i
bindur se Shqiptarët nuk do ti thonë jo këtij zhvillim u shpreh kryeministri
Berisha. Kreu i qeverise shqiptare bëri një ekspoze të qartë të gjithë procesve
ekonomike në vend. Ai u shpreh se qeveria ka bërë një punë serioze të nevojshme
për të integruar vendin në Bashkimin Europian dhe për të miratuar liberalizimin
e vizave. Italia i ka dhënë dhe do të jap një ndihm të madhe. Problemi i
vizave është një problem shumë i rëndësishëm. Prej shumë vitesh shqiptarët ëndërrojnë
të lëvizin në BE. Berluskoni me siguroi se ai vet, ministri Frattin dhe gjithë
qeveria italiane do bëjnë gjithçka që ky proces të vijë sa më shpejt, u
shpreh Berisha.
Xh/NOA