KiE: Tryeza, hap i rëndësishëm për ti dhënë fund krizës politike

Strasburg, 12 Shkurt 2010 Tryeza e paraparë
që të mbahet të shtunën në Presidencë me drejtimin e kryetarit të Shtetit Bamir
Topi që do të ketë përballë njëri-tjetrit rivalët politikë Sali Berisha dhe Edi
Rama, është një hap i rëndësishëm për ti dhënë fund krizës politike në
Shqipëri.
Deklarata është lesuar para pak minutash në
Strasburg, nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn
Jagland.
E mirëpres iniciativën e Presidentit Topi për të organizuar një tryezë të
rrumbullakët me liderët e partive politike Shqiptare më 13 Shkurt, në përgjigje
të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbi funksionimin
e institucioneve demokratike në Shqipëri, - deklaron z. Jagland.
Iniciativa sjell një mundësi të rëndësishme
për ti dhënë fund krizës politike dhe për të përparuar me reformat e vendit
dhe me axhendën e Integrimit Evropian,. përfundon deklarata zyrtare e z.
Jagland.
e.r/NOA