Berluskoni: Liberalizimi i vizave në muajin tetor, opozita të hyj në Kuvend

Romë, 12 shkurt, NOA- Kryeministri i italian,
Sivlio Berluskoni deklaroi se liberalizmi i vizave me Shqipërinë mund të bëhet
i mundur gjatë muajit tetor.
Deklarata e kryeministrit italian u bë pak
minuta më parë në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali
Berisha.
Kryeministri Berluskoni u shpreh se Italia do
të bëjë të mundur që ti garantojmë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE.
Italia dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie përsa
i përket prodhimit të energjisë. Prodhimi që do të bëhet në Shqipëri do të jetë
i një vlefëshëm me të që do të prodhohet në Itali u shpreh Berluskoni në
lidhje me investimet në fushën e energjetikës mes dy vendeve.
Ai theksi se do të ketë marrëveshje dhe në
fushën e turizimit. Nga ana tjetër Berluskoni u shpreh se duke u njohur me
situatën politike në vend i kërkon Partisë Socialiste të kthehen në Kuvend dhe
të vlerësoj Parlamentin si vend i demokracisë.
xh/NOA