E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis zyrtarisht fushata në PS, Gjonçaj: Gati 35 komisione

Rama e Lakrori, janë zyrtarisht kandidatët për kreun e PS. Të dy kandidatët kanë dorëzuar në mbledhjen e djeshme të Komisionit Zgjedhor të partisë dokumentat e kandidimit duke nisur në këtë mënyrë zyrtarisht edhe fushaën zgjedhore. 

TIRANE- Ka nisur sot zyrtarisht fushata për zgjedhjen e kreut të Partisë Socialiste, kryetari në detyrë Edi Rama dhe Maqo Lakrori janë kandidatët për kreun e formacionit politik më të madh në opozitë. Në një intervistë për “News24” kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Socialiste Genci Gjonçaj, ka sqaruar procedurat që ndiqen nga komisioni për realizimin e një gare të pastër dhe konform Kodit Zgjedhor të partisë.

“Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Zgjedhjeve e partisë u mor në shqyrtim kërkesa e dy prej garuesve në këtë garë Lakrori dhe Rama, të cilët formalisht u drejtuar KZ dhe paraqiten dokumentacionin përkatës çka bën të mundur fillimin e procedurës garuese ndërmjet tyre. tashmë fushata quhet e filluar dhe kandidatët janë të lirë të shprehin pikëpamjet dhe mendimet e tyre lidhur me këtë garë dhe platformat që kanë paraqitur në Kongres”- theksoi Gjonçaj.

Sipas Gjonçaj, aktualisht Komisioni Zgjedhor po punon për krijimin e infrastrukturës që nevojitet për këto zgjedhje klu ngritja e komisioneve dhe përfundimi brenda afateve i hartimit të listave të votuesve janë prioritete e punës së këtij komisioni.

“Ne kemi ngritur 35 Komisione Rajonale, të cilat në mënyrë zinxhirë do të ngrenë komisionet përkatëse në çdo bashki dhe në çdo komunë duke ja nënshtruar këtë veprimtari afateve konkrete. Paralelisht me këtë komisioni po punon për përfundimin e listës përfundimtare të zgjedhësve të partisë. Është një listë e cila duhet të rregullohet nga pikëpamja e pranimeve të reja apo largimeve”- theksoi Gjinçaj.

Më datë 26 shtator mbi 70 mijë socialist me kartë anëtarësie do tju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur sipas parimit “një anëtarë, një votë” kreun e ardhshëm të Partisë Socialiste. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›