Topi dekreton shkarkimin e 2 prokurorëve
Presidenti, Bamir Topi dekretoi sot shkarkimin e dy prokurorëve të rrethit të Kurbinit me propozim të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, si dhe lirimin dhe emërime në detyrë për disa kapitenë të Ministrisë së Mbrojtjes.
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar këtë të mërkurë shkarkimin e dy prokurorëve me propozim të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, si dhe lirimin dhe emërime në detyrë për disa kapitenë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kreu i shtetit ka firmosur shkarkimin e Bardhyl Shehu dhe Tom Dedës, të dy prokurorë në rrethin e Kurbinit. Gjithashut me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti i Republikës ka shkarkuar kapitenin Kristaq Gervenji nga detyra e Komandantit të Flotës duke e emëruar atë zvendës shef të Shtabit të Përgjithshëm.
Vendin e njeriut që u përfol si njeriu që negocioi marëveshjen detare me Greqinë, e zë kundëradmiral Kudret Çela, po me propozim të Ministrit të Mbrojtjes emërohet në detyrën e Komandantit të Forcave Detare, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
(e.n/News24/Balkanweb)