E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta, mbyllen zyrat e aplikimit në komunat e Fushe Krujës

Që prej ditës së enjte banorët e komunave në Fushë Krujë do të aplikojnë për karta dhe pasaporta biometrike vetëm në qytet. Të gjitha zyrat e aplikimeve në komuna do të mbyllen pas problemeve të shumta me internetin dhe energjinë elektrike. 

FUSHE KRUJE- Mbyllja e zyrave të aplikimit për dokumentet e reja të identifikimit në komunat e Fushë Krujës pritet të pasohet me rritje të fluksit në operatorin kryesor në qytet. Pas problemeve të shumta me internetin dhe energjinë elektrike, të enjten këto zyra nuk do të funksionojnë më për tu pajisur me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Të gjithë banorët e komunave duhet ti drejtohet sportelin në qytetin e Fushë Krujës, ku nuk kanë munguar radhët e gjata, me numrin aktual të aplikuesve.

Që prej nisjes së procesit “News24” ka denoncuar ndërprerjen e energjisë dhe internetit në këto zyra që kanë shkaktuar bllokim të pajisjes me dokumentet e reja të identifikimit. por mbyllja e zyrave në komuna pritet të shoqërohet jo vetëm me mbingarkesë të operatorit në qytet, por dhe ulje të interesit nga ana e banorëve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›