Hagë, Karaxhic pritet të dalë në gjyqin ndaj tij
HAGE-Ish- lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhic sot pritet të dalë për herë të parë në gjykimin e tij për krime të luftës. Karaxhic e ka bojkotuar gjykimin në Hagës që kur filloi javën e kaluar, me arsyetimin se i duhet më shumë kohë për ta përgatitur mbrojtjen. Karaxhic përballet me 11 akuza, përfshirë atë për genocid ndaj 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë.
64-vjeçari Karaxhiç, i cili u kap vjet në Beograd, ndeshet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën e Bosnjës të viteve 1992-1995. Deri tani ai ka refuzuar të ndjekë punimet e procesit në Gjykatën e Hagës, i cili filloi javën e kaluar. Por avokatët thonë se Karaxhiçi do të marrë pjesë në seancën proceduriale qe mbahet sot, ku do të diskutohet nëse procesi mund të vazhdojë edhe pa të. Policia serbe e arrestoi Radovan Karaxhiçin vitin e kaluar, pasi kishte jetuar 12 vjet në arrati si një ndër personat më të kërkuar në botë.
(d.b/BalkanWeb)