Shkencëtarët paralajmërojnë: Një tjetër tërmet shkatërrues në Japoni brenda 4 viteve
Një vit pas tërmetit më shkatërrues në historinë e njerëzimit, shkencëtarët japonezë thonë se Tokio mund të goditet nga një tjetër lëkundje e tokës, e cila është mund të vrasë me mijëra njerëz e të shkaktojë dëme kolosale.
Lajmin e ka publikuar AsiaOne.com, sipas të cilës zona metropolitane e Tokios, e cila popullohet nga mbi 35 milionë njerëz, e ka trefishuar aktivitetin e tij tektonik që pas tërmetit të frikshëm të 11 marsit të kaluar.
Kryeqyteti japonez, një nga vendet më të populluara në botë, regjistron mesatarisht 1.5 tërmete në ditë dhe banorët e Tokios janë mësuar me lëkundjet që ndodhin brenda pak sekondave.
Duhet theksuar se tërmeti i 11 marsit të shkuar, i cili e pati epiqendrën 370 km nga Tokio, nuk rrëzoi asnjë ndërtesë në kryeqytetin japonez.
Instituti i Kërkimeve mbi Tërmetet në Universitetin e Tokios shprehet se për shkak të pozicionit të Tokios në vendin ku takohen katër pllaka tektonike ekzistojnë 50 për qind të mundësive për një tërmet të fortë, mbi 7 ballë.
Duhet të përgatitemi për tërmetin që do të vijë, thonë shkencëtarët. Sipas një simulimi, nëse një tërmet 7.3 ballë bie në gjirin e Tokios, viktimat mund të jenë rreth 6400 persona. / Gazmira Ndoja