E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Berisha: Do bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë

Kryeministri Berisha tha në mbledhjen e komitetit ndërministror për integrimin, se Shqipëria është rast unik në BE për mungesën e konsensusit politik.

“Shembulli i shqiptarëve është unik dhe absolutisht këtë praktikë ku mazhoranca miraton ligje, vendimi dhe opozita nuk pranon ti votojë kjo nuk është një praktik që mund ta frenojë Bruskeli. Nuk jam ai që mendoj se mund të pretendohet një gjë e tillë, nuk ka gjë më bizare, më e pakonceptueshme që të mos votohen në parlament reformat që kërkohen nga KE-ja” ka theksuar Berisha.
 

Megjithatë, Berisha garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka që është në dorën e kësaj mazhorance për integrimin në BE. "Ajo që ndodhi javën e kaluar ishte tërësisht melodia e vjetër e bllokimit por më pas opozita votoi kodin. Dhe njëherë dua të grantoj qytetarët se ne mbetetemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është në dorë të qeverisë për të avancuar në këtë proces, dhe brenda parimeve themelore për një bashkëpunim me opozitën” ka shtuar më tej Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›