E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, lirohen “militantët e krishterë”, të dyshuar për terrorizëm

Autori i Lajmit: Redaksia

Nëntë personat e dyshuar si pjesë e një grupi fetar amerikan të akuzuar se donin të kryenin sulme terroriste në SHBA janë liruar nga burgu me kusht. Një gjykatës nga Detroiti vendosi lirimin e tyre, pavarësisht kundërshtimeve të prokurorëve të çështjes. Të dyshuarit, tetë burra dhe një grua, u arrestuan pas një fushate intensive ndalimesh të FBI-së në mars. Ata thuhet se i përkasin një grupi kristian me bazë në Miçigan “Hutarre”. FBI dyshon se ata mund të kenë vrarë një oficer policie në Manhatan dhe më pas kanë ndërmarrë një sulm të dytë, gjatë funeralit të tij, me bomba të vendosura në rrugë. Avokatët mbrojtës të të akuzuarve thanë se gjithçka ishte një fushatë urrejtjeje gjatë fjalës së tyre. “Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë dhe nuk duhet të presin deri sa të ketë viktima përpara se të arrestojnë komplotuesit”, - tha gjykatësja Viktoria Roberts në vendimin saj. Joshua Mattheë Stone është arrestuar së bashku me nënën dhe babanë e saj. Ajo tha se prokurorët federalë kishin dështuar ta bindnin se ata duhet të qëndronin në burg deri në fund të gjyqit”, - raporton Detroit Free Neës. Kushtet e lirimit të tyre përfshijnë qëndrimin në shtëpi nën monitorimin e kamerave, ndërsa do të paraqitet përpara autoriteteve një herë në javë. Të akuzuarit janë David Stone Sr, 45 vjeç, i cili mendohet të jetë kreu i grupit, gruaja e tij, Tina Stone, 44 vjeç, djali i tij, Joshua Mattheë Stone, 21 vjeç
David Brian Stone Jr, 19, Joshua Clough, 28, Michael Meeks, 40, Thomas Piatek, 46, Kristopher Sickles, 27, dhe Jacob Vard, 33 vjeç nga Ohajo.

Ky lajm është publikuar: 05/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›