“Gërdeci”, shtyhet seanca e radhës, mungonte një avokat
Avokati i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Luan Hoxha mungoi dhe për këtë arsye trupi gjykues i ceshtjes "Gerdeci" kërkoi zëvëndësimin e tij. Por, avokati i ri kërkoi të njihet më gjerësisht me dosjen
TIRANE-Seanca e radhës për cështjen më të bujshme në vend, “Gërdecin” është shtyrë sot për shkak të mungesës së një avokati të një të pandehuri. Avokati i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Luan Hoxha mungoi dhe për këtë arsye trupi gjykues kërkoi zëvëndësimin e tij. Avokati i ri kërkoi të njihet më gjerësisht me dosjen duke sjellë kështu shtyrjen e seancës së sotme për në 21 tetor.
Gjyqi për tragjedinë e 15 Marsit të vitit 2008 në Gërdec ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë është një nga proceset më të mëdha gjyqësore të hapura në vend.
Për tragjedinë e 15 marsit 2008 prokuroria ka dërguar në Gjykatë dosjen me 28 të pandehur si dhe akuzoi për shpërdorim detyre ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, aktualisht ministër i Mjedisit. Por Gjykata e Lartë vendosi të pushojë cështjen ndaj Mediut pasi ai është veshur me mandatin e deputetit nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Pka ditë më parë familjarë të viktimave të tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec dorëzuan në Prokurorinë e Përgjithshme kallzim penal ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu. Ata kërkojnë rihapjen e cështjes ndaj Fatmir Mediut.
Të pandehur që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi.
Ish-drejtori i kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, administratori i kompanisë "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin teknik të fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish punonjësi i MEICO-s Sokol Gjeci janë në gjëndje arresti.
(d.b/BalkanWeb)