Berisha: Buxhetet, bashkitë negociata me këshillat
Kreu i qeverisë, Sali Berisha, kërkoi disa ditë më parë që palët të ulen dhe të negociojnë për buxhetin që do të kalojë në parlamentet vendore për të gjetur kompromiset e duhura. "Është Parlamenti i vendit dhe parlamentet vendore që kanë të drejtë të rihartojnë sipas vullnetit të tyre. Unë kam besim të plotë se këshillat e parlamenteve vendore, shumicat aktuale të krijuara në bashki dhe komuna të ndryshme, do ta përdorin pushtetin në shkallën më të lartë të përgjigjeve dhe në sensin e kompromisit", tha Berisha.