E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Topalli të ofrojë kompromisin"

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i kërkon numrit një të Kuvendit, Jozefina Topalli, t‘i ofrojë opozitës kompromisin historik për t‘u rikthyer në Kuvend. "Edhe pse qeveria mund të ketë hezituar, ngrihuni ju zonja Kryetare e Kuvendit dhe ofroni kompromisin historik. Çdo ditë që kalon është me kosto të lartë dhe kjo do paguhet së bashku me kamatëvonesën", tha Dule, duke shtuar se i takon qeverisë të ndërmarrë nisma me opozitën. Në përgjigje të kërkesës së Dules, Kryetarja e Parlamentit, Topalli, duke e cilësuar deputetin Dule si një njeri me eksperiencë që e njeh ligjin tha se "më mirë se Dule nuk e di njeri tjetër që nuk ka vendim politik mbi gjyqësorin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›