"Kthehem te Milani, në një post të sigurt"
Historia e "dashurisë" ndërmjet Milanit dhe Paolo Maldinit do të vazhdojë… por vetëm nëse plotësohen disa kushte. Ish-kapiteni kuqezi ka folur rreth rikthimit të mundshëm në klub. "I kam dhënë shumë Milanit dhe në këmbim kam marrë edhe më shumë. Dashuria ime për këto ngjyra shkon përtej personave që punojnë në klub. Nëse do të krijohet mundësia për të punuar në këtë ekip, unë do të jem gjithmonë i gatshëm. Por, nuk kërkoj një post sa për të thënë, dua një punë të vërtetë".