Ibra dhe Ksavi: Tani të mposhtim Interin
Zlatan Ibrahimoviç nuk është aspak i kënaqur me barazimin e Barcelonës në fushën e Rubin Kazanit. Sulmuesi "blaugrana" ankohet për rastet e shumta të shpërdoruara: "Treguam se jemi më lartë se rusët, por kemi humbur mjaft pikë. Topi nuk donte të hynte në portë. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje për të siguruar kualifikimin". Edhe Ksavi po mendon për ndeshjen e ardhshme, në "Kamp Nou" kundër Interit: "Gjithçka varet nga ne. Hapi i parë drejt kalimit në turin tjetër është të mposhtim Interin".