Morati: Inter, dua fitore edhe në Barcelonë
Përmbysja e rezultatit në të ftohtin e Kievit ka kënaqur Masimo Moratin: vetëm në harkun e tri minutave, Interi kaloi nga fundi në krye të grupit në Ligën e Kampioneve. Gjithçka falë golave të Diego Militos dhe Shnajder, dy prej blerjeve më të rëndësishme në merkaton e verës. Një sukses mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për ecurinë në Champions, por edhe sepse fitorja me Dinamon e Kievit u regjistrua në 100-vjetorin e lindjes së Anxhelo Moratit. "Triumfi më gëzoi edhe nga ky këndvështrim", pohoi njëshi zikaltër. Më tej, presidenti interist analizon ndeshjen: "Ishte një fitore entuziazmuese, e cila erdhi pas një paraqitjeje shumë të mirë. Në pjesën e dytë ishim spektakolarë. Ky sukses është meritë e grupit, e Murinjos, i cili është mjaft i zoti në punën e tij dhe i skuadrës, që tregoi karakter. Duke parë barazimin e Barcelonës në fushën e Rubin Kazanit, mund të ishim kënaqur edhe me një pikë në Kiev, por kjo është periudha e përmbysjeve në sekondat e fundit dhe tashmë ishte radha jonë".
Më tej, Morati flet edhe për situatën në Grupin F, njëri prej më të ekuilibruarve në këtë edicion të Champions-it: "Që prej fillimit e kishim të qartë se Barcelona dhe Interi duhej të kishin kujdes nga dy kundërshtarët e tjerë në grup. Rubini është kampion i Rusisë dhe të mërkurën luajti sërish mjaft mirë. Do ta kemi të vështirë që t‘i mposhtim kur të vijnë për të luajtur në Milano". Por, nëse Murinjo është shprehur se ndeshja me rusët është vendimtare, Morati ka një tjetër ambicie: "Tri pikët mund t‘i marrim edhe në ‘Kamp Nou‘ përballë Barcelonës. Kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar".