DIFERENCA: PS mori 100 mijë vota më shumë se PD, koalicioni i majtë mori 140 mijë vota më pak
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve vendore, disa muaj më pas. Ajo që të bie në sy është se ndërsa Partia Socialiste si subjekt ka një numër shumë të madh votash, si koalicion ajo ka marrë shumë më pak se koalicioni i PD.
Kështu, vetë PS ka marrë rreth 432 mijë vota, kurse PD ka marrë vetëm rreth 330 mijë vota.
Kurse si koalicion, koalicioni i PD ka marrë plot 813 mijë vota, ose 51.7 përqind, kurse koalicioni i PS ka marrë 671 mijë vota ose rreth 42.7 përqind.
LSI ka marrë 117 mijë vota ose rreth 7.4 përqind të votave.
Kurse në kampin e majtë më shumë vota ka marrë PDK dhe PDS e Milos me nga 3 përqind.
PDIU e çamëve ka marrë 4 përqind të votave ose 63 mijë të tilla.