Berisha Censusi tregoi se Shqiperia eshte vend i zhvilluar

Censusi perben nje nga arritjet e ketij kombi dhe dua tju informoj se ky tregues ne vitin 2001 ka qene 225 banesa per 1 mije banore. Shqiptaret kane ndertuar ne 10 vite me shume se 25 kombe te tjera ne 30 vite te marra se bashku
Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e fundit te qeverise u shpreh edhe njehere se ka qene rezultati i censusit qe sipas tij faktoi zhvillimin e Shqiperise gjate 10 viteve te fundit. Kryeministri Berisha tha se censusi pasqyroi ne menyre me te qarte dhe transparente se si qytetaret shqiptare gjate ketyre viteve me mund me djerse dhe me shfrytezimin qe i kane bere iniciatives se lire me forcen e tyre krijuese ne pasurine themelore te njeriut qe eshte banesa e kane vendosur Shqiperine ne vend te zhvilluar. Kjo perben nje nga arritjet e ketij kombi dhe dua tju informoj se ky tregues ne vitin 2001 ka qene 225 banesa per 1 mije banore. Shqiptaret kane ndertuar ne 10 vite me shume se 25 kombe te tjera ne 30 vite te marra se bashku. Asnje komb nuk ka ndertuar me ritme te tilla te shpejta sic ka ndertuar Shqiperia ne kete 10-vjecar- eshte shprehur kreu i qeverise. Sipas Berishes te dhenat e tij faktuan zhvillimin e vendit qe ne vitet lsquo90 ishte i dyti me i varfer pas Angoles ndersa sot ka shenuar nje bum ndertimesh me te madhin ndonjehere jo vetem ne historine e vet por edhe ne vendet e BE-se dhe OECD-se. Pra shqiptaret bene nje kapercim te fuqishem ne keto vite dhe kryesisht nga 2005 deri sot ne fushen e shtepive te banimit. Flitet per 1 milione te varfer ne kete vend me nje aritmetike fiks te 21 viteve me pare. E verteta eshte se sot jane pronare shtepish shume familje shqiptare. Kjo arritje fatlume nuk kane qene keto banesa luksi vetem nje perqindje e vogel i perket borgjezise se re keto jane te burrave e grave qe kane punuar nga 18 ore ne dite kane sakrifikuar kane shpenzuar te gjitha kursimet dhe i kane shnderruar ne shtepi te bukura - vijoi me tej Kryeministri Berisha. Nderkohe shtoi se censusi ishte i domosdoshem per te faktuar se shqiptaret nuk jane me te varfrit ne Evrope. Nga viti 2001 deri ne 2011 330 mije familje shqiptare jane bere me me shume se nje banese. Kjo tregon rritjen e shpejte dhe konsolidimin e shoqerise. Ky eshte nje tregues i jashtezakonshem qe imponon qe cdo shqiptar te kete mendim tjeter per vendin. Nuk eshte me Shqiperia qe mbartet ne mendjet tona madje eshte shume larg. Kemi nje zhvillim qe avancon shume me shpejt se psikologjia - vijoi me tej Kryeministri Berisha. Ai ka shtuar se ky realitet ka ndikimin e tij dhe eshte thelbesor ne maturimin qe deshmojne shqiptaret ndaj proceseve demokratike. Censusi eshte i rendesishem per tu mbajtur parasysh nga cdo faktor politikan apo alternative. I zoti i shtepise mbetet zot shtepie. Nuk mund ta tundosh per interesa te ngushta. Ky proces duhet te jete teresisht i merituar. Nuk ka pse te integrohemi si streha varfnore e Evropes. Ne duhet te krijojme pasuri dhe te ardhura sepse kemi gjithcka per te qene te tille - tha nder te tjera kreu i ekzekutivit. Ne fund te fjales se tij ai u kerkoi ministrave te tij qe cdo pune e cila ka ngelur e paperfunduar duhet te mbaroje brenda muajve te pare te vitit tjeter. Kreu i qeverise ritheksoi edhe njehere se prioritet kryesore te qeverise se tij per vitin 2012 do te jene turizmi infrastruktura energjia si dhe me kryesorja integrimi i vendin ne Bashkimin Evropian. Gjithashtu ritheksoi edhe nje here se rritja e rrogave dhe pensioneve do te vijoje edhe gjate vitit qe vjen. Gjate ketyre viteve ne menyre te perseritur kam theksuar se sot rrogat ne Shqiperi u bene me te larta se 2-3 vende te tjera te Bashkimit Evropian. Dua te theksoj edhe njehere se rritja e rrogave dhe pensioneve do te vijoje edhe gjate vitit te ardhshem - tha Kryeministri Berisha.
Rama replike ne Twitter
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka reaguar edhe nje here nepermjet rrjetit social Twitter ndaj deklaratave te kreut se qeverise se ndertimi i banesave ne Shqiperi fakton zhvillimin e vendit.
Ai ka vijuar me akuzat e tij dhe i ka cilesuar ndertimet ne vend si nje baterdi qe i eshte bere pasurise se perbashket te shqiptareve. Ne cilin vend te BE-se jane bere me shume ndertime pa leje se me leje dhe cili vend normal do te pranonte kostot e asaj baterdie mbi pasurine e perbashket - thote Rama ne Twitter.
Kryeministri dhe zonja e tij festojne me femijet e fshatit SOS
Kryeministri Sali Berisha dhe bashkeshortja e tij Liri Berisha festuan diten e djeshme se bashku me femijet e fshatit SOS festat e fundvitit. Ne fjalen e tij Kryeministri Berisha shprehu vleresimin per nenat dhe tezet e fshatit SOS per punen mjaft te vyer ne misionin e tyre human per perkujdesjen ndaj femijeve. Dua te shpreh nderimin me te madh per nenat dhe tezet e fshatit SOS per misionin e tyre fisnik qe ato permbushin duke u kujdesur per ju duke ju plotesuar gjithcka qe ka nje familje. Nderim te madh per keto zonja qe kane krijuar nje praktike te kujdesit te femijeve te cilet kane nevoje per nje familje alternative - u shpreh kreu i qeverise. Gjithashtu Kryeministri Berisha falenderoi te gjithe biznesmenet te cilet mbeshtesin fshatin SOS ndersa garantoi se qeveria eshte e gatshme tju jape cdo mbeshtetje per te permbushur kete mision kaq njerezor. Kreu i qeverise dhe bashkeshortja e tij ndane edhe dhurata te ndryshme per femijet e fshatit SOS duke u uruar atyre nje vit te mbare e te gezuar.
Qeveria miratoi ligjin per percaktimin e numrit te punonjesve me kontrate per 2012-n
Keshilli Ministrave miratoi ne mbledhjen e djeshme vendimin per Percaktimin e numrit te punonjesve me kontrate te perkohshme per vitin 2012. Sipas ketij vendimi numri i punonjesve me kontrate te perkohshme per vitin 2012 ne njesite e qeverisjes qendrore do te jete 415 veta. Nga ky vendim perjashtohen Agjencina e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave dhe Ndertimeve Informale per 10 punonjesit arkiviste ne aparatin e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes per 5 punonjesit ne sektorin e pagesave dhe demshperblimeve ne Ministrine e Financave Per vendosjen e standardeve te sherbimeve dhe aktiviteteve sezonale/te perkohshme per ministrite dhe institucionet buxhetore. Gjithashtu perjashtohen edhe punonjesit e kontraktuar nga Instituti i Statistikave te cilet do te merren me anketimet miratimi i numrit te tyre afatet kohore dhe specifikime te tjera te percaktohen nepermjet nje udhezimi te perbashket ndermjet INSTAT-it dhe Ministrise se Financave pasi numri i ketyre punonjesve do te percaktohet nga vete institucionet. Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi te perballohen nga shpenzimet korente te miratuara ne buxhetin perkates te vitit 2012 per njesite e qeverisjes qendrore.