E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria analizon vitin 2011 Viti i mrekullive te medha

Kreu i qeverise Sali Berisha ne konferencen e djeshme per shtyp analizoi vitin 2011 duke e cilesuar si vitin me te mire ne te gjithe sektoret si ekonomia turizmi bujqesia arsimi si dhe ne sferat e tjera sociale

Kryeministri Sali Berisha beri pasditen e djeshme analizen 1-vjecare te punes se qeverise pergjate vitit 2011. Kreu e cilesoi si nje vit mjaft pozitiv kete vit qe po leme pas. Sipas tij 2011-a ishte nje vit mjaft pozitiv por pati edhe ngadalesime si ne rastin e mosmarrjes se statusit kandidat por kjo nuk erdhi per shkak te mazhorances apo mungeses se punes dhe reformave nga ana e qeverise por si pasoje e bojkotit dhe bllokimit qe opozita vendosi te bente per nje kohe te gjate. Vit i mrekullueshem dhe me ngjarje te rendesishme per Shqiperine. Ky vit duhet te kete nje etalon te qarte te vleresimit te tij cfare u realizua gjate ketij viti. Ky ishte nje vit pa medyshje i shkelqyer ku cdo shqiptar duhet te falenderoje veten e tij. 2011-a regjistrohet ne muret e kohes si nje arritje e sistemit. Filloi me disa probleme te caktuara krejtesisht te pamotivuara pa asnje arsye ligjore ngjarje te cilat moren pergjigje kushtetuese. Shqiperia u faktua si nje shtet ligjor - u shpreh Kryeministri Berisha. Nderkohe theksoi se pergjate ketij viti 2 kane qene ngjarjet me te rendesishme zgjedhjet lokale te 8 majit dhe zhvillimi i censusit te vendit tone i cili sipas kreut te qeverise ishte censusi i pare sipas standardeve nderkombetare. 2011-a pati dy ngjarje dhe zhvillime te tjera te medha ku u testua funksionimi i shtetit ligjor zgjedhjet e 8 majit pavaresisht qendrimeve kunderthenese te cilat faktuan qe pushteti nuk merret me dhune. Ne keto zgjedhje institucionet kushtetuese kaluan nje nga testet me te veshtira si rezultat i ngushtesise se rezultatit. Jane zgjedhjet e para ne historine e vendit qe vleresohen si krahasuese dhe transparente. Mazhoranca u shperblye ne reformat e saj me votat qe mori ne zgjedhje. Se dyti Shqiperia pas 99 vitesh zhvilloi censusin e plote ne liri te plote ka foton me te bukur kombetare dhe materiale. Rezultatet jane historike faktuan se vendi po ecen me shpejtesi drejt vendeve te zhvilluara - u shpreh ai. Gjithashtu ai theksoi se ky vit dhuroi edhe momente te pakendshme sic ishte rasti i mosmarrjes se statusit kandidat kjo per 1 arsye te vetme mosvotimi i ligjeve me 3/5 pasi opozita preferoi qe ti bllokoje keto ligje duke menduar se ne kete menyre do ti faturonte mazhorances fajin e mosintegrimit te Shqiperise. Lidhur me kete ceshtje Kryeministri Berisha theksoi edhe njehere se ishte populli shqiptar ai qe ishte dhe gjykatesi me i mire i ketij debati dhe kete e konfirmoi me voten e tij ne zgjedhjet e 8 majit duke i treguar opozites se vota nuk fitohet me bojkot por me pune dhe me reforma.

Berisha Rames Urimet dergoji me mire me celular

Gjithashtu ai ka komentuar edhe kartolinat e derguara nga kryesocialisti Edi Rama i cili ka zgjedhur rrjetet sociale per te uruar miqte dhe bashkepunetoret e tij. Lidhur me kete ceshtje kreu i qeverise theksoi se si komunikim lsquoonline konsideron mesazhet e celularit sepse shkalla e penetrimit te celulareve eshte me e larte se interneti pasi perdorimi i tij eshte me i kufizuar rreth 50 per qind.

Une nuk bej kartolina lsquoonline bej nje kartoline me logon e Keshillit te Ministrave eshte nje kartoline qe ne e dergojme si Kryeministri - tha kreu i qeverise.

Zgjedhja e Presidentit Kryeministri Do te respektojme Kushtetuten

Ndersa lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes per vitin e ardhshem kreu i qeverise ritheksoi edhe njehere se do te respektohet Kushtetuta e Shqiperise. Ai tha se Kushtetuta eshte ligji themelor i nje shteti dhe eshte ajo qe percakton qartesisht se cili eshte statusi kushtetues i Presidentit. Cdo koment jashte kuadrit kushtetues eshte absolutisht jo produktiv. Nje nga 3-4 shtyllat me themelore te demokracise eshte kushtetutshmeria shtylle jetike per funksionimin e nje demokracise ne menyre qe te mos ndodhin deformime dhe kjo shtylle eshte konsoliduar gjithmone e me teper. Zgjedhja e Presidentit eshte e percaktuar ne Kushtetute qendrim i tij eshte i percaktuar ne Kushtetute dhe nese kjo karrige kthehet ne nje parti te madhe apo parti te vogel ajo eshte per Presidentin e Republikes qe Kushtetuta i thote se do te mbaje kete qendrim. Une jam ish-president dhe kisha nje liber ne tryezen time dhe ky liber ishin ligjet kushtetuese te vendit dhe nuk mund te cenohen askund. Cdo person te qendroje ne perputhje te detyrave - u shpreh Berisha.

Berisha Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE-se

I pyetur per ceshtjen e reformes zgjedhore ai tha se iu la ne dore opozites qe ta hartonte Kodin Zgjedhor nese jepej Ok nga Komisioni i Venecias dhe OSBE-ja do te votohej pa diskutim.

Opozita e refuzoi kete propozim se e dinte qe do e shkruante do e votonte dhe do te behej qesharake pasi edhe me kodin qe do ta hartonte vete do ti humbte zgjedhjet. Atehere u vendos qe te hartohej bashkerisht - deklaroi kreu i qeverise.

Berisha Shqiperia vend i zhvilluar

Kreu i qeverise konfirmoi edhe njehere se Shqiperia tregoi kete vit se eshte nje vend i zhvilluar dhe se kete vit ekonomia shqiptare arriti qe jo vetem te perballonte krizen financiare por pati edhe rritje duke u renditur perkrah vendeve me te zhvilluara si Gjermania dhe Norvegjia. Gjithashtu ai tha se fale reformave te ndermarra nga qeveria u rriten eksportet 2 here me shume ne krahasim me vitin 2009 u be e mundur mbajtja e borxhit nen kontroll realizimi i te ardhurave dhe shpenzimeve me perpikemeri turizmi dhe investimet e suksesshme ne infrastrukturen rrugore. Nder te tjera ai permendi investimet ne infrastrukture duke thene se shqiptaret mund te kursejne 60 per qind te kohes si dhe karburant e shpenzime. Brenda dy viteve shqiptaret do te udhetojne ne vendin e tyre si ne njerin nga vendet me te zhvilluara te Evropes pasi percaktimi qe tu kursejme shqiptareve 60 per qind te kohes eshte me i kushtueshmi por dhe me fitimpruresi per xhepat e tyre - tha me tej kreu i qeverise.

Kryeministri Shqiperia superfuqi energjetike

Nder te tjera kreu i qeverise theksoi se pergjate vitit 2011 qeveria arriti te lidhte me dhjetera kontrata me investitore te huaje dhe vendas per sa i takon ndertimit te hidrocentraleve. Ai ritheksoi edhe njehere se gjate ketij viti jane peruruar me dhjetera hidrocentrale te vogla. Kreu i qeverise theksoi se per 2011-n 3 ishin veprat me te madha ne fushen e energjise TEC-i i Vlores Nenstacioni i Kasharit si dhe dhjetera TEC-e te vogla. Shqiperia i ka te gjitha kushtet dhe se fatmiresisht eshte vendi i rezervave te medha ne burimet energjetike te energjise se rinovueshme dhe po behet gjithcka per shfrytezimin racional te tyre - tha me tej kreu i qeverise

Berisha 2011-a vit i mbare per bujqesine

Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se kete vit si kurre me pare jane rritur eksportet e mallrave shqiptar ene drejtim te vendeve te tjera te Evropes. Ai u shpreh se gjate ketij viti jane 3-fishuar eksportet e fruta-perimeve si dhe ka nje renie te importeve per zarzavatet me 40 per qind sepse tashme prodhimet e huaja po zevendesohen me prodhimet vendase.

Ishte nje vit i madhe per bujqesine shqiptare jane 2 dhe 3-fishuar eksportet e frutave perimeve e zarzavateve ka nje renie rreth 40 per qind ne importet e ushqimeve baze sepse ato po zevendesohen me prodhimet e vendit. Bli shqip eshte motoja me e sigurt me e shijshme per qytetaret shqiptare pasi ushqime dhe fruta si te Shqiperise nuk mund te gjenden - u shpreh Berisha.

Dixhitalizimi Kryeministri Suksesi me i madh i ketij viti

Nder arritjet me te medha per vitin 2011 kreu i qeverise vendosi edhe dixhitalizimin e plote te administrates. Ai u shpreh se sot per te gjithe shqiptaret eshte shume here me e lehte per te hapur biznese dhe per te bere regjistrimin e tyre lsquoonline pasi sot ne Shqiperi funksionon teknologjia me moderne. Nderkohe tha se Shqiperia eshte nje nga vendet ne te cilin eshte rritur ne maksimum numri i perdoruesve te internetit dhe kjo fale punes se qeverise. Ndersa theksoi se Shqiperia eshte vendi i 3G-se jane leshuar dy licenca dhe tani po leshohet e treta dhe ka shume mundesi qe viti qe vjen te mbyllet me 4G ku shtoi se shqiptaret jane te dashuruar me komunikimin dhe se mbi 2 milione shqiptare lundrojne ne internet.

Berisha Policia shqiptare ka kryer detyren me profesionalizem

Kryeministri i vendit Sali Berisha ne bilancin e vitit 2011 shprehu mirenjohje per policine duke thene se ka treguar shkallen me te larte te profesionalizmit pasi ka perballuar qindra e qindra protesta.

Policia e Shqiperise eshte shnderruar ne nje partner te besueshem te partnereve nderkombetare. Qendrimi i saj ligjor ndaj zgjedhjeve fitoi admirimin e madh te te gjitha forcave politike dhe qytetareve te ketij vendi qe nuk kursyen fjalet me te mira. Shkalla e zbulueshmerise eshte nder me te lartat lufta kunder krimit te organizuar ka nje nivel te ri. 125 zyrtare jane ndaluar per vepren e korrupsionit 70 prej tyre ndiqen ne gjendje te lire e te tjeret jane te arrestuar. Spektri i veprave penale te zbuluara eshte rritur - perfundoi Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›