Berisha: “Central nuklear brenda 5 viteve”. Qeveria italiane: “Qetësohuni! Jo para 2020”
Kur bie fjala për ndërtimin e centraleve bërthamore në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha duket se flet badihava. Kreu i qeverisë shqiptare, pa iu dridhur qerpiku ka deklaruar në një intervistë dhënë gazetës së njohur italiane “Corriere Della Sera sesa i përket ndërtimit të centralit bërthamor në shqipëri “nëse do të biem dakord me Italinë, 5 vjet është një afat i pranueshëm”. Por kjo deklarata më shumë sesa ka ardhur si produkt i bisedimeve mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, duket se është vetëm pjesë e imagjinatës së kreut tonë të qeverisë. Fakti që kryeministri ynë flet badihava a thua se flitet për central qymyri dhe jo central bërthamor pohohet edhe vetë prej tij kur po në intervistën dhënë gazetën italiane se “nuk kam folur me qeverinë italiane deri tani, pasi qeveria e mëparshme ishte kundër energjisë nukleare”. Por është vetë qeveria italiane e cila bën të qartë se ndryshe nga ajo që ka në mëndje kryeministri Berisha, sikur punimet për ndërtimin e një centrali bërthamor të nisnin sot nuk do të mbaronin përpara vitit 2020. Pra, sipas palës italiane, duhen jo më pak se 12 vjet për finalizimin e një ndërmarrje të tillë dhe jo 5 vjet saç deklaron kryeministri Berisha. Ky qëndrim i palës italiane ka ardhur dje menjëherë pas intervistës së Berishës për “Corriere Della Sera”.
Ka qenë vetë ministri italian i Zhvillimit dhe Energjetikës, në kabinetin “Berluskoni”, Klaudio Skajola, i cili ka deklaruar se sikur të niste tani zbatimi i kësaj ideje, Minimalisht do të zgjaste deri në vitin 2020. Skajola është shprehur se janë shumë aplikime dhe procedura strikte që e diktojnë këtë afat, duke siguruar se nuk ka si të ndodhë ndryshe. Sakaq, kompania italiane “Enel SPA” është gati që të pranojë mundësinë e ndërtimit të një impianti bërthamor në Shqipëri, në rast se qeveritë shqiptare dhe italiane arrijnë një marrëveshje bashkëpunimi. “Në rast se arrihet një marrëveshje mes dy qeverive, ne do ta vlerësojmë këtë projekt”, - tha ky zyrtar për “Thomson Financial Neës”.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se vendi ynë është i hapur për energjinë atomike.
30 Maj 2008