Referendumi, firmosin Meidani dhe Moisiu
Nisma për mbajtjen e referendumit kushtetues është mbështetur dje prej një numri të konsiderueshëm figurash publike. Komiteti për mbrojtjen e dokumentit themeltar të shtetit njoftoi firmosjen e kërkesës nga ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu. Teksti bazë ka marrë udhë drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të konsumuar etapat e nevojshme juridike.
Zheji
Kryetari i komitetit, Artur Zheji, dhe anëtari Andrea Stefani sqaruan para medias shtyllat kryesore ku mbështetet kërkesa. "Sot kemi gati jo vetëm kërkesën pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por dhe firmat për këtë kërkesë, pra për të tërhequr formularët, të cilët pastaj do t‘i mundësojnë shqiptarët për të nënshkruar", tha Zheji. Kjo kërkesë është firmosur nga grupi nismëtar i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, por ka dhe disa firma të konsideruara shumë prestigjioze. Ndër to spikat emri i ish-presidentit Meidani. "Gjithashtu, ka nënshkruar zoti Alfred Moisiu, ish-president dhe shkrimtari i madh, Dritëro Agolli. Kuptohet, kemi edhe firmën e zotit Ilir Meta", vijoi Zheji. Në këtë listë emrash figuron edhe solidariteti i shoqatës "Mjaft", përmes Erisa Spiropalit. "Kemi zotin Dashamir Shehi, deputeti Taulant Dedja, Ëngjëll Bejtaj, Petro Koçi, zotin Ali Malaj, zotin Paskal Milo, zotin Neritan Ceka, si dhe analistin Fatos Lubonja", u shpreh Zheji. Dy analistët vunë në dukje se firmat e dy ish-presidentëve, zotit Mejdanit dhe zotit Moisiu, të cilët në një hark kohor pothuajse dhjetëvjeçar kanë qenë garantët e Kushtetutës e unitetit popullor. "Kanë zhvilluar karrierën e tyre presidenciale e janë larguar nga pozicioni presidencial pa as më të voglën përfolje, me prestigjin e dy presidentëve të nderuar. Pra, këta zotërinj, me reputacionin që kanë, e kanë parë të udhës që të nënshkruajnë këtë kërkesë, pikërisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve", tha Zheji.
Stefani
Sakaq, Andrea Stefani premtoi se do të ketë edhe firma të tjera po aq prestigjioze, njerëz me integritet. "Nuk është një rastësi që jo vetëm dy ish-presidentët, por dhe Presidenti aktual, i cili në fakt dekretoi amendamentet, sepse ishte i detyruar me Kushtetutë t‘i dekretonte, por publikisht u shpreh dhe tha që këto ishin disa amendamente të kryera me shumë nxitim dhe të pamenduara thellë", vlerësoi Stefani. Sipas tij, kemi të bëjmë me amendamente që kanë ndryshuar thelbin e Kushtetutës në 70 për qind. Por nga ana tjetër, shtoi ai, kërkesa jonë bazohet te kjo Kushtetutë, dhe të gjithë mbrojtësit e tezës së shumicës në Parlament, qofshin këta socialistë apo demokratë, juristë të Berishës apo juristë të Ramës, bëjnë një spekulim tepër banal kur thonë se nuk ka të drejtë populli që me referendum të hedhë poshtë një ligj të Parlamentit. Amendamentet kushtetuese të miratuara më 21 prill, sqaroi ai, u shndërruan në ligj dhe Kushtetuta në mënyrë perfekte, duke u bazuar te parimi kontrollo dhe balanco; u njeh deputetëve të drejtën të amendojnë Kushtetutën, por nga ana tjetër pastaj, i njeh popullit të drejtën që me referendum t‘i hedhë poshtë.
Firmat e kërkesës
Dritëro Agolli
Alfred Moisiu
Rexhep Meidani
Ilir Meta
Fatos Lubonja
Artur Zheji
Andrea Stefani
Sabit Brokaj
Elisa Spiropali
Makbule Çeço
Frrok Çupi
Ëngjëll Bejtaj
Spartak Braho
Dashamir Shehi
Taulant Dedja
Neritan Ceka
Halil Lalaj
Petro Koçi
Paskal Milo
Alfred Uçi