Shamata: ”Formulari A2 del në qershor, pas provimeve me detyrim”
Çfarë përmban Guida e Maturës për këtë vit, çfarë duhet pasur kujdes. Sot përfundon viti mësimor në vitet e fundit të shkollave të mesme
Jonida Tashi
Formulari A2 do të plotësohet në qershor, pasi nxënësit të marrin rezultatet e provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë. Kështu pohoi dje për mediat zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata. Ky i fundit ka sqaruar se kjo bëhet me qëllim që nxënësit t’i krahasojnë pikët minimale dhe të jenë sa më realistë në raportin që do të vendosin midis preferencës që ata kanë për shkollën e lartë dhe rezultateve të tyre reale, me anën e plotësimit të formularit A2. Maturantët dhe kandidatët për vazhdimin e shkollës së lartë kanë plotësuar formularin A1, nëpërmjet të cilit, secili ka përcaktuar dy lëndët provim me zgjedhje, të cilat i ka përzgjedhur nga lista e lëndëve për provim me zgjedhje, në varësi të programit të studimit që do të vazhdojë në shkollë të lartë si dhe të koeficienteve që shkollat e larta u kanë vënë. Gjatë muajit qershor të këtij viti, nxënësit që dëshirojnë të vazhdojnë shkollën e lartë do të plotësojnë pranë shkollave të tyre formularin A2. Në këtë formular nxënësi ka të drejtë të caktojë deri në 10 degë (programe studimi) të shkollave të larta, të renditura ato sipas preferencës, duke filluar kështu nga dega më e preferuar dhe duke zbritur deri te dega e fundit e preferuar. Formulari do të vijë në shkollat e mesme i shoqëruar me një udhëzues shpjegues për plotësimin e tij.
Ndërsa nxënësi që është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Ky nxënës duhet të japë riprovim lëndët e detyruara në sesionin e dytë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vitin e ardhshëm.
Guida e Maturës
Me afrimin e provimeve të Maturës Shtetërore dhe në kuadrin e Këshillimit të Karrierës, MASH-i boton Guidën e Maturës Shtetërore dhe të sistemit Meritë-Preferencë (MeP) 2008, si një përmbledhje të të gjithë informacionit për Maturën Shtetërore dhe Pranimet në Universitete që do të kryhen këtë vit dhe si kurorëzim të veprimtarisë së Këshillimit për Karrierën. Pasi u publikua në faqen e internetit të MASH-it, të gjithë maturantët që nuk do të mund të sigurojnë një kopje falas (u botuan 6 000 kopje të Guidës), prej dy javësh mund ta shkarkojnë këtë Guidë edhe nga adresa elektronike e MASH-it. Në këtë Guidë janë përfshirë, përveç udhëzimeve të ministrit të Arsimit për Maturën Shtetërore, edhe tabela e pikëve minimale për pranimin e studentëve të një viti më parë në të gjitha degët e universiteteve. Orientimi i të rinjve në zgjedhjen e studimeve universitare, apo i quajtur ndryshe Këshillimi i Karrierës për maturantët, ishte një nga nismat e MASH-it për Maturën Shtetërore 2008. Për zbatimin e kësaj nisme MASH-i hartoi dhe dërgoi në universitete dhe në shkolla një program pune i cili përfshinte “Ditët e maturantëve në universitete”, ku u parashikuan vizitat e ndërsjella të maturantëve në fakultete dhe të “Pedagogëve të universiteteve” në shkollat e mesme, me qëllim njohjen e maturantëve me programet e studimit që ofrojnë, mjediset universitare, bazat laboratorike etj. Ndërsa universitetet prezantuan programet e tyre të studimit, strukturat përbërëse, shërbimet për studentët, mundësitë për punësim etj., për të ndihmuar në këtë mënyrë nxënësit në zgjedhjen e ndërgjegjshme dhe të motivuar të programeve të studimit.
Përfundon shkolla
Maturantët e shkollave të mesme të përgjithshme, të cilët këtë vit do t’u nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, e përfundojnë sot vitin mësimor. Ndërkohë që në periudhën 2-7 qershor të gjitha shkollat duhet të zhvillojnë konsultime me të gjithë nxënësit për dy provimet e detyruara. Kurse për provimet me zgjedhje konsultimet e grupuara sipas lëndëve me nxënësit duhet të zhvillohen pas përfundimit të provimeve të detyruara. Mësimi për vitet e tjera të arsimit të mesëm do të mbyllet më 13 qershor. Me përfundimin e vitit shkollor maturantët do t’u nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, datat e të cilave janë përcaktuar në udhëzimin përkatës. Datat e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore në shkollat e mesme të përgjithshme, me kohë të plotë ose të shkurtuar, janë: Letërsi dhe Gjuhë shqipe (09 qershor 2008); Matematikë (17 qershor 2008); Lëndët me zgjedhje (10 korrik 2008). Në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore për herë të parë do të jepet edhe lënda e gjuhës frënge. Lëndët me zgjedhje që do të kenë mundësi të zgjidhen nga maturantët gjatë plotësimit të formularit A2, janë: Fizikë, Kimi, Biologji, Anglisht, Frëngjisht, Histori, Gjeografi, Njohuri për shoqërinë, Njohuri për ekonominë dhe Filozofi.
Përmbajtja e Guidës
Pranimet në shkollat e larta për vitin shkollor 2007-2008, ashtu si dhe vitin e kaluar shkollor, do të bëhen në bazë të Maturës Shtetërore. Nxënësit, mësuesit, prindërit dhe të gjithë të interesuarit, do të gjejnë në këtë Guidë informacionin e nevojshëm rreth Maturës Shtetërore, si: sqarime për provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje; sqarime për mënyrën e regjistrimit si kandidat në shkollat e larta; komponentëve përbërës të saj; udhëzime për lëndët e provimeve të detyruara për të gjitha llojet e shkollave të mesme dhe datat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore; materiale për Këshillimin e Karrierës-Matura Shtetërore 2008; sqarime për mënyrën e llogaritjes së pikëve etj. Matura Shtetërore nënkupton dhënien e katër provimeve, nga të cilat dy janë të detyruara dhe dy janë me zgjedhje. Lëndët për provimet e detyruara për të gjitha shkollat e mesme të përgjithshme janë: Letërsi dhe Gjuhë shqipe (Letërsi për shkollat profesionale) dhe Matematikë. Lëndët për dy provimet me zgjedhje do të caktohen nga vetë maturanti (kandidatët për shkollë të lartë) duke i zgjedhur ato nga lista e lëndëve për provim me zgjedhje, të përcaktuara nga Ministria e Arsimit. Provimeve të detyruara do t’u nënshtrohen të gjithë nxënësit maturantë.
Përfundimi i viteve të fundit të shkollave të mesme
Për vitet e fundit të shkollave të mesme të përgjithshme, që do t’u nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, viti mësimor 2007-2008 përfundon më 30 maj 2008.
Për vitet e fundit të shkollave të mesme social-kulturore dhe tekniko-profesionale, që do t’i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, viti mësimor 2007-2008 përfundon më 23 maj 2008. Provimet shkollore zhvillohen nga 24-31 maj 2008, duke pasur parasysh edhe Urdhrin Nr. 344, datë 2.10.2007 “Provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në shkollat e mesme tekniko-profesionale dhe social-kulturore”. Viti shkollor reduktohet me dy javë mësimore.
Periudha e zhvillimit të provimeve për sesionin e parë, për Provimet e Maturës Shtetërore është 1 qershor 2008 deri më 10 korrik 2008.
Periudha e zhvillimit të provimeve për sesionin e parë, për Provimet Përfundimtare në shkollat profesionale 3-vjeçare dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2-vjeçare është 16 qershor 2008 deri më 1 korrik 2008.
30 Maj 2008