“Shqiperia, ndihmese per levizjen e lire ne Kosove”
Shqiperi do te jete nje ndihmese e madhe per Kosoven, ne procesin e saj per liberalizimin e vizave. Kjo ceshtje ishte teme e bisedes edhe ne dreken e punes mes dy kryeministrave te dy vendeve, Sali Berisha dhe Hashim Thaci. “Keto pervoja i diskutuam me Kryeministrin Berisha dhe me ministrat perkates, ne vecanti per sa i perket angazhimeve ne Ministrine e Puneve te Brendshme, pastaj Ministrise se Integrimit, te Ekonomise dhe Financave dhe ne shume segmente te tjera te administrates dhe shume segmenteve te tjera institucionale te bashkepunimit. Ky bashkepunim ka qene funksional edhe deri me tani, por jemi duke hyre ne nje faze te re qe kerkon nje intensifikim edhe me te larte”, u shpreh kreu i qeverise kosovare, Hashim Thaci. Sipas tij, eshte nje sukses i madh reduktimi i trupave te KFOR-it ne kufirin me Shqiperine dhe marrja e kontrollit te kufirit nga policia e Kosoves ne anen e Kosoves. Ne anen tjeter, ai shtoi se Kosova eshte duke bashkepunuar me te gjitha vendet e rajonit, edhe me Maqedonine per ceshtjen e demarkacionit te kufirit. “Tanime jemi ne fazen finale te fillimit te puneve te perbashketa edhe me Malin e Zi, ne menyre qe te qartesohet vija kufitare, qe do te jete plotesisht ne perputhshmeri me vijen administrative qe ka qene, e vitit 1974”, u shpreh ai.