E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka: Qendrimi i PS ndaj nderkombetareve, i turpshem

Maxhoranca e quan te turpshem qendrimin e Kryetarit te Patise Socialiste, ndaj nderkombetareve dhe tentativat e tij per bllokimin e proceseve integruese. Deputeti demokrat, Flamur Noka, i kerkoi dje ne distance liderit socialist qe te degjoje cfare thote Evropa dhe hetimin e zgjedhjeve, ta kerkoje ne baze te Kushtetutes dhe ligjeve.
“I themi zotit Edvin, se eshte i turpshem sulmi deshperues qe po organizon ndaj ketyre lidereve evropiane, permes zedhenesve te neveritshem rreth tij. Zoti Rama, ke deshtuar ne praktikat bllokuese prej bllokmeni dhe dukesh gjithmone e me qesharak kur sulmon Evropen dhe Perendimin”, u shpreh Noka. Duke pershendetur deklaraten e bere nga grupi i Partive Popullore Evropiane dite me pare, per progresin e vendit, Noka tha se lideret evropiane, i kerkojne Rames te respektoje Kushtetuten e te veproje konform shtetit ligjor, duke i kujtuar se ky eshte kriter i Kopenhagenit. “Lideret evropiane ne deklaraten e tyre thone se zoti Rama nuk eshte i interesuar per nje marreveshje ne respekt te shtetit ligjor dhe te Kushtetutes”, vijoi Noka. Ai u shprehu mirenjohje politikaneve Evropiane per mbeshtetjen qe i kane dhene dhe i japin Shqiperise per heqjen e vizave dhe per proceset integruese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›