“Sulmet e opozites ndaj ekonomise, tymnaja per te fshehur krizen ne PS”
Pas akuzave te Partise Socialiste per situaten ekonomike dhe institucionet financiare ne vend fshihet kriza e brendshme e opozites dhe mungesa e alternatives. Ky eshte vleresimi qe ka bere dje Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, ne lidhje me krijimin e Komitetit Ekonomik Kombetar nga PS-ja. Duke ju referuar deklaratave Kryetarit te PS, per ekonomi ne krize dhe madje te lidhur me elemente kriminal, Vasili u shpreh se keto jane “tymnaja qe synojne te mbulojne me kete tym, problemet e brendshme qe ekzistojne ne Partine Socialiste”. Ai eshte ndalur ne zhvillimet e brendshme ne PS duke i cilesuar qendrimet e saj per ceshtje te rendesishme si subjektive dhe kontradiktore me njera tjetren. Vasili tha se ne kohen ku jetojme eshte jo realiste te behet politik ne nje menyre te tille larg realitetit dhe ka ftuar drejtuesit e PS te jene me objektiv ne perceptimin e realitetit. Ne emer te LSI-se, Vasili i ka cilesuar te papranueshme qendrimet e mbajtura dy dite me pare nga drejtuesit e PS. “Per ne dhe per mendimin politik tonin keto jane te papranueshme , me elemente te theksuar papergjegjshmerie publike, insinuata te renda ndaj institucioneve ekonomike ne vend, dhe aq me keq kur keto insinuata nuk priren nga analiza objektive te ngjarjeve dhe fakteve, pot thjesht dhe vetem per te justifikuar mungesen e alternativave, mungesen e kthjelltesise dhe te qartesise per te pare situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia”, u shpreh Vasili. Nga ana tjeter Vasili eshte ndalur dhe ne zhvillimet ekonomike duke theksuar se ato jane vleresuar nga institucione nderkombetare. Ai u shpreh drejtuesit e PS duhet te mendohen mire perpara se te bejne sjellje dhe deklarata te papergjegjshme “per hir te nje protagonizmi qe zgjat 24 ore”.
Aantikorrupsioni
“Po behet nje lufte e pakompromiste ndaj korrupsionit, ku institucionet pergjegjese nuk po ngurojne te cojne perpara drejtesise te gjithe ata qe e stimulojne dhe e mbajne gjalle dhe keto jane ne syte e publikut, por edhe te opozites, te asaj qe do te shohe. Nisur nga te gjithe keto fakte te verteta dhe komforte, une jam ketu per ti kerkuar opozites qe te ridimensionoje sjelljen e saj”, tha Vasili.