Zhvillimi i qendrueshem eshte i mundshem Nga Lulzim Basha, Kryetar i Bashkise se Tiranes
Ne kete proces te hartimit te Planit Urbanistik, kyc eshte harmonia, drejtpeshimi dhe shume prej jush me te drejte pyesin, a ka Tirana akoma mundesine te ofroje nje drejtpeshim te tille, a duhet sakrifikuar e ardhmja e qytetit per hir te nje, dy tre, dhjete apo njeqind pronareve apo duhen sakrifikuar te drejtat e ketyre pronareve, ne emer te se ashtuquajtures "te mire kolektive", qofte kjo ne formen e nje rruge me te gjere apo nje parku me te gjelber. Askund nuk mund ta shohim me te shprehur kete problematike se sa ne njesine tuaj vendore dhe kjo eshte e thjeshte, sepse kjo njesi vendore ka larmine me te madhe te skenareve te ndryshem urbane, arkitektonike dhe te sfidave me te cilat perballet zhvillimi i qytetit tone, por kyc sic u shpreha me pare eshte zhvillimi i qendrueshem, do ndertojme per sot dhe per neser, per ne qe jemi ketu dhe ndoshta per ata femije qe kemi lene ne shtepi apo do te ndertojme per nje qytet me te cilin te krenohemi edhe dhjete, pesembedhjete apo njezet vjet me vone.
Zhvillimi i qendrueshem eshte i mundshem dhe per kete mjafton te shohim rezervat e medha qe qyteti mbart, rezerva te cilat mund te perkthehen ne zhvillim te prones private dhe zgjerim te hapesires publike dhe kjo nuk eshte e pamundur, eshte plotesisht e mundur, eshte e mundur nese harmonizojme interesat.
Sot ka shume skeptike, qe nuk besojne ne te ardhmen e qytetit. Shume pronare mendojne se me ndertimin kaotik edhe pa plan te 20 viteve te fundit, ne vecanti te dekades se fundit jane ezuaruar mundesite per zhvillim prone. Une i siguroj ata se zhvillimi i prones se tyre eshte nje e drejte qe qendron ne themel te planit urbanistik qe ne do te miratojme. Ka edhe nga ata qe thone se me zhvillimin e prones merrka fund qyteti, furtunat e betonit do te fshijne, po cfare do te fshijne? Ky plan nuk fshin, ky plan krijon, aty ku ne do te mundesojme qe prona te zhvillohet, aty do te mundesojme po keshtu qe infrastruktura te permiresohet dhe kjo eshte plotesisht e mundur. Ajo qe e ben te mundur eshte transparenca e planit, ajo qe e ben te mundur eshte qe ketij plani i sherbehet me devotshmeri duke vene ne themel interesat e qytetareve dhe interesat e qytetit dhe asnje interes tjeter. Jane pikerisht interesat e tjera dhe interesaxhinjte e tjere ne mes, qe jemi mesuar t'i njohim si seksere qe marrin ate perqindje qe perndryshe do ta merrnin kopshtet, cerdhet, rruget, lulishtet e qytetit sepse ku s'ka transparence ka seksere, por ku ka transparence, ku ka plan urbanistik nuk ka seksere dhe ky eshte suksesi kryesor i ketij plani pertej anes urbanistike dhe arkitekturore. Ky eshte suksesi politik, kjo eshte ajo qe une besoj se qytetaret e Tiranes kane vendosur me voten e tyre, ndaj jam i lumtur qe sot te marr pjese bashke me ju ne kete sesion prezantimi. Kam zgjedhur te ulem me ju, per te ndiere me mire pulsin, ne raport me ekspertet. Duhet te kujtojme se ky eshte plani urbanistik me kriteret e parimet e pergjithshme, qe i hap rrugen studimeve te detajuara, per te bere te mundur nje harmonizim, te cilin nuk e shohim, meqe ra fjala tek plani francez. Shume qytetare prej jush kane ardhur per te me treguar se plani francez e ben te pamundur zhvillimin, e ben te pamundur sepse nuk harmonizon interesat e pronarit apo pronareve me interesat e lagjes apo bllokut, pra kesaj duhet t'i japim fund dhe mund t'i japim fund me nje plan te pergjithshem transparent.
"Nga fjala e mbajtur gjate konsultimit me banoret e Njesise Bashkiake nr.10, Tirane